Futboll Premier League Sport

PAS DYLUFTIMIT NDAJ TOTTENHAM/ “Topçinjtë” konfirmojnë dëmtimin serioz të mesfushorit

Henrikh Mkhitaryan ka pësuar një frakturë në gishtin e madh të këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë për gjashtë javë larg fushave.

Fantazisti i Arsenal ka pësuar dëmtimin gjatë një dyluftimi me Lucas Moura në Carabao Cup të mërkurën e kaluar ndaj Tottenham.

Incidenti ndodhi disa minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë dhe armeni duhet të zëvendësohej pasi nuk mund të vazhdonte më.

Ai nuk ishte në ndeshjen e radhës të Arseanl në fundjavë ndaj Burnley.

Ditën e hënë, klubi londinez ka konfirmuar dëmtimin serioz të mesfushorit dhe ai pritet të rikthehet gjatë mesitë të shkurtit.

Ndërkohë trajneri Unai Emery ka emergjencë në prapavijë, me Mustafi dhe Bellerin që pritet të qëndrojnë edhe dy javë larg fushave.

Related posts

Juventus kalon në avantzh, Ronaldo shënon golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Spal barazon menjëherë shifrat ndaj Lazios, Strakosha nuk arrin të presë penalltinë

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Agjenti Raiola: Këtë verë do t’i çoj Realit një futbollist të madh

Delo.autor

Leave a Comment