Futboll Seria A Sport

“ZONJA E VJETËR” I VENDOSUR/ Juventusi në “garë” me dy klubet anglez për transferimin e Iscos në…

Juventusi është futur në garë me Manchester Cityn dhe Chelsean për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Iscon. Klubi italian është i vendosur ta transferojë spanjollin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndryshimi që bëri UEFA, duke i lejuar lojtarët të luajnë në Ligën e Kampionëve për ekipin e ri edhe nëse kanë bërë paraqitje po atë sezon me një klub tjetër, ka shërbyer si motivim për shumë klube që të jenë më aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.

Juventusi është në kërkim të një mesfushori për ta forcuar këtë pozitë në skuadrën e tyre para se të fillojë faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. E përditshmja italiane, Tuttosport, raporton se Isco e kryeson listën e lojtarëve të kërkuar nga kampioni italian, bashkë me Paul Pogbën e Manchester Unitedit.

Tanimë është bërë e qartë se Isco për përshtatet me planin taktik të trajnerit të ri, Santiago Solarin, pasi që spanjolli ishte pjesë e formacionit të parë vetëm në ndeshjen kundër CSKA Moscow, të cilën e humbën me rezultat 3-0, dhe ndeshje kundër Melillës në Copa del Rey.

Për shkak të minutave të paktë në të cilët është aktivizuar nga trajneri i klubit madrilen, Isco ka arritur ta shënojë vetëm një gol deri më tani, katër më pak se që i kishte shënuar deri në këtë fazë gjatë sezonit të kaluar.

Përkundër që Juventusi e kishte shprehur interesimin për Isco edhe më parë, ndryshimi që ka bërë UEFA dhe situata aktuale e spanjollit në Real Madrid, i ka bindur drejtuesit e klubit se ata kanë gjasa të mira për ta transferuar Iscon qysh në afatin kalimtar të janarit.

Për ta arritur këtë transferim, klubi nga Torino do të duhet të bëjë një ofertë më të mirë për Real Madridin dhe për Isco sesa klubet e tjera në garë për transferimin e spanjollit, si Manchester City dhe Chelsea.

Mirëpo, Isco nuk është i vetmi mesfushor në listën e lojtarëve të kërkuar nga Juventusi, pasi që Tuttusport raporton se gjiganti italian është i interesuar edhe për Paul Pogbën e Manchester Unitedit, Adrien Rabiotin e Paris Saint-Germainit dhe Aaron Ramseyn e Arsenalit.

Related posts

Transferimi i parë i Unitedit këtë verë vjen nga Bayern Munich

Sadik.Autor

LEGJENDA E JUVES/ Buffon: Kombëtarja e Italisë ka vetëm një talent

Isa.Autor

Tifozëria zikaltër, tjetër “surprizë” për ndeshjen ndaj Sassuolos

Sadik.Autor

Leave a Comment