Futboll Seria A Sport

PAS FITORES HISTORIKE/ Allegri: Ishte një ndeshje e vështirë, u kisha kërkuar lojtarëve…

Juventus ka mposhtur Torino-n me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Cristiano Ronaldo-s.

Goli i fitores ishte i 5000-ti i shënuar nga klubi bardhezi në historinë e Serie A, një festë e dyfishtë për Juventus.

Pas ndeshjes Massimiliano Allegri ka dhënë komentin e tij për derbin: “Ishte një ndeshje e vështirë sepse luajtëm tre ditë pas Champions League, ishte një derbi ndaj një ekipi në formë.

“Torino ka ushtruar presion në pjesën e parë, duke na krijuar vështirësi. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe kishim disa mundësi shënimi.

“U kisha kërkuar lojtarëve kompaktësi dhe sakrificë për këtë ndeshje. Në pjesën e parë nuk ishim mirë për shkak të presionit të kundërshtarit, më pas ata u lodhën.

“Fakti që rritemi në pjesën e parë do të thotë se po rritemi fizikisht. Penalltia e Ronaldo-s? Nuk i shoh penalltitë, gjithsesi përgëzoj Ronaldo-n për golin.”

Related posts

2 SUPER GOLA DHE 1 KARTON TË KUQ/ Partizani-Teuta ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

TRONDITET MAN CITY/ Mesfushori më i mirë pëson DËMTIM SERIOZ në gju

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana, Kryevepra e Çinarit kalon “Demat” në delir

Delo.autor

Leave a Comment