Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA E COUTINHOS NË DILEMË/ 4 klube të mëdha të Europës vihen në dispozicion, ja emrat

Futbollisti i Barcelonës, i cili është huazuar te Bajern Mynih, Filip Kutinjo mund të transferohet me parametra të plotë në verë.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane, bavarezët nuk pajtohen me çmimin që katalanasit i kanë vendosur brazilianit prej 120 milionë € për ta shitur. Megjithatë, Barcelona është e gatshme të zbresë koston e Kutinjos në 80-90 milionë € në mënyrë që të kenë mundësi ta shesin gjatë merkatos verore. Mendohet se PSG-ja, Liverpuli, Arsenali, por edhe Juventusi janë të gatshme të shpenzojnë një shifër të madhe për të blerë mesfushorin me tipare sulmuese.

Nëse Juventusi do të sakrifikojë Dibalën dhe Higuainin në verë, atëherë u krijohet mundësia të investojnë për të blerë Kutinjon. Por, deri në përfundim të sezonit, e ardhmja e Kutinjos mbetet akoma e pavendosur.

Related posts

Pep Guardiola i shtang të gjithë me deklaratën e tij

Sadik.Autor

ASNJË ROTACION/ Interi me “artilerinë e rëndë” ndaj Juventusit. Ja formacioni i mundshëm i zikaltërve

Delo.autor

Tifozat Kuq e Zi: Të përmbushen kërkesat tona, dhe më pas do marrim vendim mbi bojkotin!

Sadik.Autor

Leave a Comment