Futboll Kategoria Superiore

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Mema: Duhet të ndërhymë në merkato, ja ku po shikojmë…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shfaqur mjaft entuziast pas fitores me Flamurtarin. Ai u shpreh:

Është kjo Tirana që kërkoni të shihni?

Ka qenë një lojë në pjesën e parë ka qenë kundërshtari superior, për të qenë i sinqertë. Në pjesën e dytë reaguam edhe me ndërrimet. Pati luftë, çka na ka munguar në ndeshjet e kaluara.

I dha frytet ndryshimi i Hoxhallarit me Imamin? 

Kam qenë i sigurt që Hoxhallari ka qenë pikë e fortë në qendër, por iishte problematik se nuk shtyhej përpara. Ekipi luan me mbrojtësat e krahut, por shtyn disi më sipër. Të them të drejtën nuk kishim çfarë të humbisnim. E kisha llogaritur që ta mbyllnim me fitore, sidomos me Flamurtarin që është ekip i fortë.

Çfarë të ka penguar ta bësh këtë ndryshim më parë?

Është nivel parashikimesh futbolli. Të them të drejtën kam qenë i kushtëzuar që kam bërë këtë veprim. Pjesa që kalova Imamin, ekipi duhet të fitonte ndeshjen. Nuk kemi bërë lojë kush e di se çfarë, por u kërkua thellësia, pra porta. Kemi pasur raste si çdo herë. Më pëlqen të luaj në sulm, nuk e llogaris shumë si do  mbrohemi, është e meta ime kjo.

Pas 9 javësh riktheheni te fitorja, a jeni i qartë më çfarë lojtarësh do vazhdoni?

Kemi bërë 2 ndryshime. Sot më doli mirë, por mund të dal edhe keq. Ky ekip ka nevojë për ndërhyrje nuk diskutohet. Do të jem në punë edhe në merkato. Kam parë 10 ose 15 futbollista por që jemi duke i vëzhguar. Po shikojmë karakterin sportiv, cilësitë dhe si sillet në fushë. Mendojmë të marrim lojtarë që i përshtaten Tiranës dhe bëjnë diferencën. Kemi parë më shumë brenda vendit.

Pretendoni për një merkato për të shpëtuar nga kategoria?

Lojtarët që bëjnë diferencat do të jenë efikas, duhet t’i zgjedhësh më të mirë se sa janë këtu. E kam mendim kategorik këtë. Nëse s’del një që bën diferencën nuk do të thirret. Kemi parë disa lojtarë por të shohim.

Do të ketë listë të futbollistëve që do largohen?

Me thënë të drejtën nuk e jap dot tani përgjgijen. Është pjesa që Tirana duhet të shoh lojtarë që bëjnë diferencën. E para një ekip duhet të ketë konkurencë sepse sjell të mirën e të gjithëve, por nuk mund të sigurojë. Lojtarët duhet ta kuptojnë se duhet të bëjnë përpjekjet maksimale. Nëse nuk ka konkurencë nuk do të bëjmë përpara.

Related posts

Kjo nuk ishte menduar, Interit i refuzohet oferta për yllin argjentinas

Q.Autor

Kupa e Botës/ Brazili kërkon goli e dytë, Zvicra i përgjigjet me Shaqirin

Sadik.Autor

“JE I NDYRË DHE JE B*THËQ**”/ Zbardhen fyerje e rënda që përjetoi Pique në “Bernabeu” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment