Futboll Sport

E BUJSHME NGA MEDIAT FRANCEZE: Neymar stërvitej i dehur, kërcenoi fizikisht edhe Lionel Messi

Neymar mbetet emri më i përfolur në botën e futbollin. Pavarësisht se prej kohësh i mungon fushave të lojës, braziliani lakohet për atë që dhuron jashtë saj. Detaje të reja janë hedhur në dritë nga prishja e marrëveshjes së tij me klubin e Pari së Zhërme.

Sipas asaj që raporton revista franceze “France Football”, Neymar shkaktoi trazira te klubi i Ligue 1 e ku shpesh bëhej fjalë për alkoolin. Duke iu referuar këtyre burimeve, braziliani mbërrinte në seancat stërvitore të skuadrës në gjendje të dehur, ndërsa në disa raste ka tentuar dhunën fizike me shokët e ekipit.

Lojtarë si Vitinha, Achraf Hakimi por edhe Lionel Messi kanë përfunduar shpesh nën trysninë e Neymar, por ka qënë kapiteni Sergio Ramos ai që ka ndaluar që episodet të përfundonin në dhunë. Situata të ndodhura gjatë periudhës ku trajner i skuadrës ishte Christophe Galtier, teksa duket se kjo ka sjellë edhe divorcin mes palëve.

Neymar kaloi në Arabinë Saudite teksa firmosi me Al Hilal në merkaton e verës së vitit të shkuar për shifrën e 90 milionë Eurove. Këtë sezon, 32-vjeçari ka luajtur 3 takime për të kontribuar me 2 asistime.

Related posts

“LAMTUMIRË LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULI”/ Partizani ka këtë mesazh ngushëllimi (FOTO)

Delo.autor

“PO VIJNË…”/ Florian Marku më i etur se kurrë, çfarë po paralajmëron “luftëtari” shqiptar

Delo.autor

David Luiz ‘ultimatum’ Chelseas: Titullar ose largohem!

Q.Autor

Leave a Comment