Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ HUESCA/ Solari: Prisja goeladë në këtë ndeshje, fajin që luajtëm keq e kishte…

Në një ndeshje që Reali priste ta fitonte me goleadë, Santiago Solari akuzon kohën për sfumimin e rasteve të Realit të tij dhe zbehjen e bukurisë së lojës. “Kushtet atmosferike…. era ia mori bukurinë lojës. Ishte shumë e vështirë të bëje një pasim”, tha argjentinasi pas ndeshjes.

 

“Nëse pyesni lojtarët, ne u bëmë më pak të saktë pikërisht për shkak të saj. Ndodh ndonjëherë që të ketë ndeshje edhe të tilla dhe për t’i kaluar ato me sukses është një test karakteri. Skuadra luajti me intensitet, ne shënuam kur duhet të shënonim dhe u mbrojtëm mirë”.

Pastaj, ai vlerësoi Bejlin dhe Kurtuanë, të cilët ishin vendimtarë secili në rolin e tyre në arritjen e kësaj fitoreje: “Që të dy ishin decizivë në arritjen e këtij rezultati. Vlera e golit të Bejlit janë tri pikët. Ai shënoi edhe në Romë dhe kjo më gëzon. Ka ndeshje kur nuk shënon 3-4 gola dhe të vetmin gol duhet ta mbrosh deri në fund dhe këtë e arritëm falë Kurtuasë”.

Related posts

PLAS MES SHOKËSH/ RONALDO i përgjigjet KEQ pyetjes së RAMOSIT për…

Isa.Autor

BAST PËR TITULLIN E Premierligës/ Trajneri i njohur ZGJEDH mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Everton-Chelsea. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment