Futboll Seria A Sport

TREGON SEKRETET E MILANIT/ Seedorf: Çdo gjë fillon nga koka në futboll, pastaj vjen…

“Te Milani e ndjeva vetëm si trajner, atje bëmë gjëra të mëdha”. Kështu tha Clarence Seedorf, teksa ishte mysafir i “Pressing”. Aty ka folur mbi përvojën e fundit të tij në Itali, si trajner te kuqezinjtë. Kam shkuar për të ndihmuar një Milan në vështirësi.

Avantazhi i të qenit një ish-lojtar i madh zgjati një javë në stol, pastaj u mora me substancën e profesionit. Isha shumë i vetmuar në atë periudhë, por përkundër kësaj, ne krijuam një grup të bashkuar, për të siguruar numra të rëndësishëm: 35 pikë në 19 ndeshje, me një lojë të pranueshme. Isha gati të filloja sezonin e ri, por ata morën vendime të tjera”.

Holandezi i është rikthyer karrierës së tij: Unë jam shumë i kënaqur me karrierën si futbollist. Vetëm për këtë arsye kam hequr dorë nga gjithçka dhe pranova të bëja trajnerin e Milanit. Pas 24 vitesh aktiv në fushën e blertë, isha gati për një sfidë të re”.

Një nga temat e nxehta mbetet “Topi i Artë”, një trofe që kurrë nuk e fitoi në karrierën e tij: Edhe shumë kampionë të tjerë, me të cilët kam luajtur, nuk e kanë fituar atë. Kam fituar trofe shumë të rëndësishëm me klubet, ku kam luajtur. Pastaj, edhe për zgjedhje taktike, nuk kam luajtur gjithmonë me numrin 10. Për një kohë të gjatë kam qenë në rolin e mesfushorit në të gjithë fushën dhe kjo ka marrë pak protagonizëm”.

I pyetur se sa kushton koka (truri) në futboll, ai tha: “Çdo gjë fillon nga koka, është thelbësore. Pastaj vjen çdo gjë tjetër, si fiziku dhe ambicia”. Disa fjalë edhe mbi modelet që e frymëzojnë: “Ka kaq shumë njerëz, që më frymëzojnë. Të tillë si Oprha Winfrey, ose Phil Jackson. Ka shumë njerëz, madje jo në botën e sportit, të cilët më kanë frymëzuar dhe shpresoj t’i takoj një ditë”.

Një tjetër temë e nxehtë është fakti i braktisjes së fushës, në rast të koreve raciste, siç tha Ançeloti: Unë pajtohem se duhet bërë diçka. Por, gjithmonë kam qenë kundër faktit që të gjithë duhet të paguajnë për disa persona, që bëjnë kësi gjërash. Sot i kemi të gjitha mjetet për të identifikuar ato grupe të vogla dhe, siç bënin në Angli, vetëm ata njerëz duhet të dëbohen. Asgjë nuk ka ndryshuar, që nga largimi im nga fusha e blertë”.

Natyrisht, holandezi ka nostalgji për Ligën e Kampionëve: “Kësi kompeticionesh ju lejojnë të konkuroni me më të fortët. Aty doni të provoni se jeni më të fortë se të tjerët. Kjo është bukuria e Champions-it, kjo të stimulon shumë”.

Për avantazhet e bërjes së rolit të trajnerit, pas të qenit lojtar i madh, ai thotë: Ky avantazh me lojtarët nuk zgjat më shumë se një javë, pastaj substanca është e nevojshme”. Në fund, Sedorf zbulon ëndrrat që ende dëshiron të përmbushë: “Unë ëndërroj vazhdimisht. Sigurisht, duke qenë brenda futbollit. Ky sport është një mjet për të kontribuar në një botë më të mirë”.

Related posts

“MANITA” E KATËRT NË HISTORI/ Donnarumma “SHPËRTHEN” në lot pas poshtërimit nga Atalanta (FOTO)

Delo.autor

“Shokohet” Danimarka/ Lojtari lë përgjysmë Botëtorin dhe kthehet në shtëpi

Sadik.Autor

LIVE/ Cardiff City-Liverpool, Wijnaldum kalon “Të Kuqtë” në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment