Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Cungu: Kartoni i kuq na e vështirësoi misionin, morëm 3 pikë të domosdoshme

Pas fitores ndaj Luftëtarit, trajneri i Kukësit, Armando Cungu u shpreh se skuadra e meritoi të merrte 3 pikët. Në fjalën e tij ai shtoi se dalja me karton të kuq i kundërshtarit ia vështirësoi punën të tijëve dhe solli edhe nervozizëm te ta.

Komplimentoj djemtë për lojën dhe rezultatin. Më të lehtë e kishim në pjesën e parë kur kishim forca të barabarta. Në pjesën e parë kishim shumë hapësira por nuk arritëm të përfitonim. Në pjesën e  dytë e kishim të vështirë. Por me pak fat që nuk ishte në pjesën e parë u konkretizua në gol.

Mungesa e rasteve në pjesën e dytë?

I kërkova që djemve të sulmonin nga krahët pasi në këtë mënyrë mund të krijonim hapësira. E mendonim lojën për ta fituar dhe nervat sa vinin dhe rriten. Ishin në presion pasi kërkonim tre pikë të arta dhe ia arritëm. Në pjesën e parë qarkulluam shumë topin por nuk arritën të gjenim rrjetën. Në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të kundërshtarit tentuam më shumë sulmin dhe ndryshuan sistemin e lojës me 4-4-2 për të krijuar hapësira dhe për të zënë të gjithë hapësirën e fushës dhe për të hedhur më shumë krosimi drejt zonës“.-tha Cungu.

Related posts

TRONDITET ZIDANE/ Titullari i Real Madrid dëmtohet dhe mbyll sezonin, ja emri…

Delo.autor

Perisic bombardon portën e Torinos, Interi kalon në avantazh me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

“RAMOS NUK MBAN DOT LOTËT”/ Minuta e 83-të, momenti më prekës i “El Clasico”

Isa.Autor

Leave a Comment