Futboll Premier League Sport

PAS FITORES SË “DERBIT”/ Klopp: Shaqiri është një futbollist me aftësi të mrekullueshme, nga ana tjetër…

Jürgen Klopp u duk qartazi dhe me të drejtë mjaft i lumtur pas fitores së Liverpoolit 3 -1 kundër Manchester United. Tranjeri i “The Reds” shprehu vlerësime maksimale për futbollistët e tij dhe për lojën e bërë në këtë sfidë, sidomos për lojtarin e ndeshjes, Xherdan Shaqiri, i cili hyri si zëvëndësues.

“Të gjithë lojtarët bënë diferencën në fushë. Nuk ke nevojë të shënosh për ta bërë këtë gjë, por kur realizon gol, të ndihmon jashtëzakonisht shumë, sidomos kur je një lojtar ofensiv. Shaqiri është një futbollist me aftësi të mrekullueshme, është mjaft i aftë për të krijuar raste dhe për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe lojën e sotme”.

Nga ana tjetër, pavarësisht disfatës, Jose Mourinho shprehu vlerësim për performancën e të tijve, sidomos për përpjeket e bëra nga ta në këtë takim. Nuk munguan gjithashtu vlerësimet për mbrojtësin e majtë të Liverpoolit, Andrew Robertson:

“Lojtarët dhanë gjithçka në fushë dhe kur japin gjithçka, nuk kam asnjë arsye që t’i kritikoj. Përkundrazi, kam një ndjesi të mirë për ta. Liverpooli është një ekip i shpejtë, agresiv dhe luan me mjaft intensitet. Mjafton të shohësh Robertson. Duket sikur ai bën sprinte çdo minutë, dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”.

Aktualisht, Liverpool gjendet në krye të Premier League-s me 45 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Ndërkohë, United i Mourinhos renditet i 6-ti, në kuotën e 26 pikëve.

Related posts

I FOKUSUAR TEK FUTBOLLI/ SALAH tregon vështirësitë me MAKINËN në Angli, përfundoja mbi…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Turqia emëron trajnerin e ri, arrin akordin me të ardhmen e pankinës së Gjermanisë

Delo.autor

Klose kthehet te Bayern: Mezi po pres të filloj nga puna

Sadik.Autor

Leave a Comment