Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kukësi mbyll bashkëpunimin me Eduart Rrocën. Futbollisti transferohet në Turqi

Eduart Rroca nuk është më futbollist i Kukësit. Mesfushori dhe klubi verilindor kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që lojtari të kalojë te skuadra turke Istanbulspor.

eduart rroca

Në një komunikatë zyrtare, Kukësi njofton se ka pranuar dëshirën e Rrocës për t’u transferuar te klubi i kategorisë së dytë të futbollit turk.

Rroca bëhet një tjetër largim me peshë nga Kukësi pas Besar Musollit. Të dy lojtarët luajtën dje kundër Volfsburgut ndeshjen e fundit me fanelën e Kukësit.

27-vjeçari luajti më shumë se 1 vit e gjysmë me Kukësin. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë në vitin 2019

Njoftimi i Kukësit

Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!

Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta ointe të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.

Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart!

kujkesii

Related posts

E PABESUESHME/ Xhudistja SERBE respekton himnin dhe flamurin e KOSOVËS (FOTO)

Isa.Autor

THELLOHET SKANDALI/ “Ulërija dhe kërkoja që të ndalej”, vajza e përdhunuar nga Ronaldo zbulon detaje të frikshme

Isa.Autor

DEL KUNDËR DEKLARATËS SË KLOPP/ Guardiola: Kur mendon për justifikime nuk mendon për…

Delo.autor

Leave a Comment