Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ CHELSEA/ Guardiola: Ne po mundohemi të jemi kampionë, është emocionale për mua të…

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka reaguar emocionalisht pas humbjes 2-0 me Chelsea teksa ka pranuar se presioni i të qenurit kampion në fuqi është një sfidë shumë e vështirë për lojtarët e tij.

“Është emocionale për mua të shoh se çfarë japin këta lojtarë çdo tri ditë,” shprehet Guardiola. “Ne po mundohemi të jemi kampionë. Të gjithë duan të na mposhtin.

“Kemi akoma shumë ndeshje për të luajtur. Duhet të jemi konstantë dhe sot ne ishim, kështu që nuk e kam problem humbjen.

“Mënyra se si kemi luajtur në pjesën e parë ishte e mrekullueshme. Ata kishin shanse minimale dhe shënuan, ndërsa ne luajtëm për fitoren deri në fund.

“Ishim të jashtëzakonshëm, përveç pesë-tetë minutave lojë. Në përgjithësi ishim fantastikë.

“Nuk kam asnjë pendim, erdhëm dhe treguam se donim të fitonim. Ata bënë një goditje në minutën e 44’ dhe shënuan, ndonjëherë ndodhin edhe këto gjëra”.

Related posts

Pogba i pavendosur për të ardhmen, ja çfarë thotë Solskjaer

Delo.autor

TTIFOZËN NUK DUROJNË DOT PËR TIRANA-KUKËSI/ Tentojnë të futen në stadium. Policia vepron menjëherë dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Gafa e Valencias, Real dhe Barça ”sherr” për talentin 18-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment