Futboll La Liga Sport

Historia që përsëritet/ Spanjë-Rusi dhe nata kur gjithçka ndryshoi

Gjithçka ka filluar dhjetë vite më parë. Spanja super fuqi e futbollit është një realitet modern: deri më 26 qershor të 2008-ës spanjollët kishin fituar vetëm një Europian (1964). Nga ajo kohë gjithçka kishte ndryshuar: “Roja”, jo më “Furi”, por eksportuese botërore të “titki-taka”, do të kishte një ecuri të jashtëzakonshme, duke i shtuar triumfit në Austri dhe Zvicër atë në Botërorin e Afrikës së Jugut (2010) dhe më pas atë në Euro 2012 (Poloni-Ukrainë).

Përballje e dyfishtë – Vetëm katër kanë mbetur nga ajo skuadër: Sergio Ramos, Iniesta, David Silva dhe Pepe Reina. Tre të parët janë gjithmonë në fushë, i katërti gjithmonë në stol (sot si atëherë, por me një rol që është përkufizuar thelbësor brenda ekipit). Ajo rrugë filloi nga i njëjti kundërshtar i ditëve të sotme. Rusia, në fakt, ka qenë pengesa e parë e një grupi që spanjollët fituan me nëntë pikë dhe pa shumë diskutime (Suedia dhe Greqia, skuadrat e tjera).

Formacioni i Aragones e nisi aventurën me një fitore 4-1 ndaj rusëve, me një tregolësh të David Silva dhe një gol të Fabregas (Pavlyuchenko ngushtoi përkohësisht rezultatin në 3-1). Por ishte e shkruar që rrugët e tyre të kryqëzoheshin përsëri. Rusia, e drejtuar nga Guus Hiddink në atë kohë, ka shkuar deri në gjysmëfinale, ku u mund sërish, këtë herë me rezultatin 3-0. Shënuan Xavi, zëvendësuesi David Guiza dhe përsëri Silva, dhe spanjollët siguruan finalen, e vendosur më pas nga Torres.

Dhjetë vite më pas – Dhjetë vite më pas, Spanja paraqitet në sfidën me të zotët e shtëpisë si super fuqi, edhe pse në dy kompeticionet e fundit madhore kanë ngecur, me dominimin që ka vazhduar në nivel klubesh.

Rusia, pas asa gjysmëfinaleje, nuk ka marrë më shumë gëzime dhe Botërori në shtëpi është një rast që nuk mund të humbet. Mosbesimi fillestar është transformuar në besim të verbër në rrugët e Moskës. Tre njerëz, edhe këtu, kanë qenë protagonistë në vitin 2008-të dhe janë të tillë akoma tani: portieri Akinfeev, Ignashevic dhe Zhirkov. Atëherë u shpartalluan, çfarë do të ndodhë të dielën?

Related posts

FITORE DRAMATIKE/ Vllaznia mposht Partizanin në “Air Albania” falë golit të Marku

Delo.autor

FIFA PUBLIKON RENDITJEN E RE/ Ja në çfarë vendi pozicionohen Shqipëria dhe Kosova (FOTO)

Delo.autor

Sevilla shokon Bayernin, Pablo Sarabia kalon në avantazh vendësit

Sadik.Autor

Leave a Comment