Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Kampionati shqiptar ka shumë çudira, ju tregoj pse nuk…

Daja: Kampionati shqiptar ka shumë çudira, ju tregoj pse nuk përcaktojmë futbollistë për të gjuajtur penalltitë.

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, foli  pas humbjes minimale ndaj Tiranës, ku u shpreh:

Sa mendon se skuadra e vuajti mungesën e Bushiç?

Edhe pse mungesa, që tashmë jemi mësuar, kemi pasur shanset tona, ashtu siç edhe kundërshtari. Kemi qenë më shumë në zotërimin e topit. Kemi shtyrë përpara.

Na mungonte Bushiç, dhe kemi ndryshuar manovrën. Ka qenë një lojë e hapur. I buzëqeshi fitorja Tiranës, mund të na kishte buzëqeshur edhe ne. Lojtarët i falënderova për kontributin që kanë dhënë. Ka qenë një punë intensive. Do ishte e mira të kishim vazhduar serinë e fitoreve. Ky është futbolli do shikojmë që në ditët e ardhshme të shtojmë më shumë dhe do të përpiqemi të përmirësohemi më shumë.

Çfarë e pengon skuadrën për të bërë hapin që duhet?

Ndeshjen e Fushë-Krujës e kemi mbyllur. Nuk kemi qenë kontingjent i plotë. Edhe kur lojtarët kanë qenë si sot, jo në gjendjen më të mirë fizike. Vijnë nga dëmtimet. Në asnjë vend të botës nuk ndodhin çudira si ajo që ndodhi me Kalenë.

Kale mund të fitonte penallti dhe shtrirja e mbrojtësit të Flamurtarit te goli i Tiranës…

Nuk i mësojmë futbollistët tonë që të kërkojnë penallti. Nuk kemi pasur asnjë gjatë kësaj periudhe. Nuk përcaktojmë asnjëherë kush do të godas penalltinë jo më të kërkojmë. Kjo është evidente. Nuk është faji i lojtarit që shtrihet në zonë, por është faji i lojtarit që duhet të vijnë në dyfishim markimi, për të mos lënë kundërshtarin të godasë në diagonale.

Vazhdimësia te Flamurtari…

Do të shpresoj që ngërçi i këtij momenti të zgjidhet për të vazhduar projektin. Nuk mundet që nga një ekip që vjet ka qenë në luftë për mbijetesë të kërkojmë kampionatin. Me kontingjentin që kemi duke i shtuar përgatitjen e mirë fizike, shpresojmë që të bëjmë akoma më mirë edhe në fazë të dytë, duke shpresuar që të vazhdojë ky projekt. Kemi pak ditë pushime. Do të ndërtojmë një mënyrë të luajturi që të na japë vazhdimësi.

Urimi për festat…

Dua të uroj të gjithë komunitetin e futbollit dhe tifozët, që sado pak të përcjellim një mesazh drejt një futbolli më të mirë. I uroj mbarësi çdo shqiptari në prag të festave të fund vitit.

Related posts

VIZITA NË LONDËR/ Zbulohet pse LOW NUK takoi Ozilin, por vetëm Mustafin dhe…

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Gega futet në fushë dhe qetëson Bardhin, bardheblutë rrezikojnë me Grecën

Delo.autor

Chelsea dhe Arsenali kërkojnë portierin e Atletico Madridit, skuadrat Angleze ofrojnë 88 milionë euro për Sllovenin

Sadik.Autor

Leave a Comment