Futboll Premier League Sport

SKANDALI NË “EL CLASICO”/ Arbirti zbulohet tifoz i Realit, del audioja

El Clasico” nuk përfundon kurrë. Polemikat që rrethojnë ndeshjet mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë të pafundme. Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga kjo sfidë, vazhdon ende të diskutohet penalltia e fituar nga Serxho Ramos pas tërheqjes nga mbrojtësi Lengle. Ajo shërbeu për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Zinedin Zidanit (1-2), por më vonë Luka Modriç shënoi golin e tretë që vulosi triumfin përfundimtar të madrilenëve.

Në Barcelonë ndihen të vjedhur dhe thonë se arbitri Munuera Martinez i dha fitoren Realit. Përpara se ai të fërshëllente 11-metërsh, ai ndali lojën në pritje të këshillës nga VAR-i, deri sa shkoi vetë për ta parë aksionin në mon- itor. Në fund vendosi për penallti dhe Ramos nuk gaboi nga pika e bardhë.

ZBULOHET AUDIOJA – Por për të shtuar më shumë skandalin e këtij vendimi mendon “Deportes Cuatro” që ka zbuluar një audio të komunikimit të arbitrit anësor me arbitrin kryesor. Në momentin e kontaktit në zonë mes Lenglesë dhe Ramosit, asistenti i Munuera Martinezit dëgjohet të thotë: Është më shumë se kaq, Ramos e tërheq nga fanella i pari. Por arbitri kryesor e injoroi këtë këshillë dhe vendosi që t’i besonte VAR-it. Barcelona është tërbuar me vendimin e marrë nga salla e teknologjisë dhe për faktin që kryesori nuk e mori fare për bazë atë që i tha anësori.

Nga ana tjetër, programi “Que thi jugues” i “Cadena Ser” zbulon një tjetër audio ku thuhet: Është faull i Ramosit, është faulli Ramosit. Pas ndeshjes, Ronald Kuman shpërtheu në kritika për arbitrimin duke thënë se VAR-i aktivizohet vetëm kundër Barcelonës.

FQINJËT– Mediat katalanase kanë vazhduar polemikat ditën e djeshme duke shkruar se arbitri Munuera Martinez ka qenë gjithmonë një tifoz i Realit të Madridit dhe kurrë nuk e ka mohuar diçka të tillë. Miqtë e vjetër të arbitrit tregojnë për gazetën që ai ka pasur një admirim për madrilenët, por si arbitër ka qenë objektiv dhe kurrë nuk është ndikuar nga pëlqimet personale.

Disa prej fqinjëve të trajnerit Munuera Martinez nuk duan ta pranojnë këtë gjë dhe gjithmonë kanë thënë se ka qenë i drejtë dhe korrekt në punën e tij. Sipas tyre, ai ka ngjitur shkallët në arbitrim sepse gjithmonë ka qenë asnjëanës.

Megjithatë, këto gjëra nuk i bindin drejtuesit e katalanasve. Barcelona ka mbetur e zhgënjyer me arbitrimin dhe mendon se Munuera ndihmoi madrilenët me vendimin e tij.

Related posts

“MA HODHI…”/ Ronaldinho kishte justifikimet më të bukura, ja çfarë më tha njëherë kur erdhi vonë në stërvitje

bora.autor

Vendimet e Disiplinës: Çështja Muzaka kërcënon Tiranën, e pësojnë Flamurtari dhe Laçi

Sadik.Autor

Po zhvillon një botëror shumë të mirë, Real Madrid nën gjurmët ne mesfushorit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment