Futboll Premier League Sport

PAS KONFERENCËS PËR SHTYP/ Çfarë i tha Solskjaer gazetarit kur e mori vesh se ishte tifoz i Liverpool

Ole Gunnar Solskjaer është shprehur se nuk do t’ia kishte dhënë dorën gazetarit irlandez po ta dinte se ishte një tifoz i Liverpool, sipas vetë gazetarit.

JJD Devaney ishte duke raportuar mbi ndeshjen e kualifikueseve të Champions League të Sligo Rovers ndaj Molde-s së Solskjaer në vitin 2013, një ndeshje që është fituar 1-0 nga norvegjezët.

Pas ndeshjes, Devaney ishte në konferencën e shtypit dhe i është afruar Solskjaer-it për t’i dhënë dorën teksa trajneri i Molde-s u çua nga karrigia.

“Shkova për ta përshëndetur,” shprehet gazetari për Caught Offside. “I zgjata dorën dhe i thashë, ‘Ole, është një kënaqësi që po të takoj’. Ai më pa me ato sytë blu. Më pas i thashë, ‘Dëgjo, ke qenë një lojtar i mrekullueshëm, dhe megjithëse jam një tifoz i Liverpool, doja të të përshëndesja’.

“Ai nuk lëvizi asnjë muskul të fytyrës. Ai më nguli sytë dhe më tha: ‘Po ta dija se ishte një tifoz i Liverpool, nuk do ta kisha dhënë dorën.”

Related posts

Juventus rekordesh në Serinë A, vetëm 3 gola të pësuar nga jashtë zone

Sadik.Autor

“MË PËLQENTE TË DILJA DHE TË PIJA”/ Ylli i Roma-s: Mourinho më ka përmirësuar

Delo.autor

KRITIKOHET SARRI PËR KALIMIN TEK JUVENTUS/ Maradona i “tërbuar”: Atë fanellë nuk do ta vishja as…

Delo.autor

Leave a Comment