Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Pezullimi i futbollit shqiptar, ja si stërviten nga shtëpia lojtarët e Partizanit (VIDEO)

Pandemia e Koronavirusit preku edhe futbollin. Thujase çdo kampionat është pezulluar, teksa me dhjetra lojtarë të huaj kanë rezultuar pozitivë.

Në datën 12 mars Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka pezulluar të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar. Ndërkohë klubet kanë marrë masat e duhura dhe i kanë dërguar lojtarët në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë së fundmi, në një speciale të organizuar nga emisioni “Top Story” në “Top Channel”, tregohet se si futbollistët e Partizanit stërviten në shtëpi.

“Më datën 12 mars ne mbaruam seancën stërvitore dhe kur mbaruam na erdhi njoftimi nga federata që kampionati do të ndërpritet. Kjo do të thoshte edhe që duhej ndërprerë organizimi kolektiv i lojtarëve”, tregon Dimosten Gjini, Mjek i skuadrës “Partizani”. Gjithashtu ai tregon se është ccdo ditë në kontakt me lojtarët.

Mjeku: Alo! Bardhi si je, si dukesh? Me këtë gripin, me këtë virusin?
Bardhi: Mirë, pa problem.
Mjeku: Po për zbatimin e programit që ju kemi dërguar?
Bardhi: Po vazhdoj, ja tani sa mbarova ushtrimet në oborrin e shtëpisë.
Mjeku: Çfarë bëre sot?
Bardhi: Ushtrimet për muskujt e poshtëm të këmbëve dhe për muskujt lart. Pak a shumë ato që na keni dhënë në program.
Mjeku: Ok!
Biseda me lojtarin Telushi.
Mjeku: Si po kalon këto ditë?
Telushi|: Mirë fare, kam ardhur tek prindërit në Vlore se kemi shtëpi private dhe e kam më të lehtë këtu.
Mjeku: Rri në karantinë, apo del?
Telushi: Deri këto dy ditë nuk kam dalë fare!
Mjeku: Ndonjë problem në familje, në këtë situatë?
Telushi: Jo jo, çdo gjë ok.
Mjeku: Po me programin qe kemi dërguar dhe mbajtjen e formës sportive?
Telushi: Deri tani po i mbaj të gjitha dhe këto që na shpjeguat ju për koronën, edhe pjesën e stërvitjes dhe unë pak minuta kam që mbarova stërvitjen. E bëj këtu se kam oborr, se kam oborr të madh jashtë shtëpisë.
Mjeku: Si e ndjen veten?
Telushi: E ndjej veten shumë mirë.
Mjeku: Kjo periudhë nuk dihet sa do shkojë dhe duhet të mbash formën sportive. Asnjë kilogram nuk duhet të vini mbi peshë.

Top Story/ Pezullimi i sportit në Shqipëri, ja si stërviten nga shtëpia futbollistët tanë

Top Story/ Pezullimi i sportit në Shqipëri, ja si stërviten nga shtëpia futbollistët tanëEmisioni i plotë në youtube👇https://youtu.be/Npfk-geyyE8Pothuajse çdo aktivitet dhe çdo fushë të jetës që ka bërë stop nga coronavirus, shqiptarët do ta kenë të fiksuar në mëndje gjatë. Në bisedat tona do të kujtojmë kohën kur nuk kishim kafene, nuk kishim makina, nuk kishim restorante, dhe nuk na lejohej ti jepnim dorën njëri-tjetrit. Disa do ta kujtojnë si koha kur nuk kishim futboll. Masat për ta parandaluar këtë virus prekën edhe sportin. Pothuajse çdo kampionat në Europë sot është pezulluar. Janë më dhjetëra lojtarë që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Në datën 12 mars Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka pezulluar të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar. Ndërkohë klubet kanë marrë masat e duhura dhe i kanë dërguar lojtarët në shtëpitë e tyre. “Më datën 12 mars ne mbaruam seancën stërvitore dhe kur mbaruam na erdhi njoftimi nga federata që kampionati do të ndërpritet. Kjo do të thoshte edhe që duhej ndërprerë organizimi kolektiv i lojtarëve”, tregon Dimosten Gjini, Mjek i skuadrës “Partizani”.Në klubin e Partizanit, secilit futbollist i janë dhënë këshillat e duhura mjekësore dhe një program stërvitje në kushtet e shtëpisë. Qëndrimi pasiv, mbyllja në shtëpi, dhe të ushqyerit pa kontroll do ti bënte lojtarët të binin nga forma fizike për pak ditë. Kjo është ajo që i trembet më së shumti stafi teknik të ekipit. Për të shmangur një gjë të tillë mjeku i skuadrës së Partizanit, Dimosten Gjini është çdo ditë në kontakt me lojtarët. Ne ndoqëm disa nga bisedat e tij me futbollistët e partizanit. Mjeku: Alo! Bardhi si je, si dukesh? Me këtë gripin, me këtë virusin? Bardhi: Mirë, pa problem. Mjeku: Po për zbatimin e programit që ju kemi dërguar?Bardhi: Po vazhdoj, ja tani sa mbarova ushtrimet në oborrin e shtëpisë. Mjeku: Çfarë bëre sot? Bardhi: Ushtrimet për muskujt e poshtëm të këmbëve dhe për muskujt lart. Pak a shumë ato që na keni dhënë në program. Mjeku: Ok!Biseda me lojtarin Telushi.Mjeku: Si po kalon këto ditë?Telushi|: Mirë fare, kam ardhur tek prindërit në Vlore se kemi shtëpi private dhe e kam më të lehtë këtu. Mjeku: Rri në karantinë, apo del?Telushi: Deri këto dy ditë nuk kam dalë fare!Mjeku: Ndonjë problem në familje, në këtë situatë? Telushi: Jo jo, çdo gjë ok. Mjeku: Po me programin qe kemi dërguar dhe mbajtjen e formës sportive? Telushi: Deri tani po i mbaj të gjitha dhe këto që na shpjeguat ju për koronën, edhe pjesën e stërvitjes dhe unë pak minuta kam që mbarova stërvitjen. E bëj këtu se kam oborr, se kam oborr të madh jashtë shtëpisë. Mjeku: Si e ndjen veten? Telushi: E ndjej veten shumë mirë. Mjeku: Kjo periudhë nuk dihet sa do shkojë dhe duhet të mbash formën sportive. Asnjë kilogram nuk duhet të vini mbi peshë.

Gepostet von Top Story në Top Channel am Dienstag, 17. März 2020

Related posts

BAYERN KURSEN 3 YJET NË KUPËN E GJERMANISË/ Nagelsmann: Nuk i miratoj vërshëllimat ndaj Sanesë, por…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT TEK MILAN/ Drejtuesit “Kuqezinj” refuzojnë 2 futbollistët me eksperiencë, ja emrat…

Delo.autor

MOS I BESONI SYVE/ Talenti Vinicius nuk shënon nga 5 metra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment