Futboll Sport

PAS NDESHJES/ Sarri: Isha nën presion, Hazard nuk po jep maksimumin

Maurizio Sarri, tekniku i Chelsea-t, i cili mori një tri pikësh me vlerë ditën e sotme falë fitores së tyre 2-1 ndaj Brighton nuk shprehet plotësisht i kënaqur veçanërisht me heroin e sfidës së sotme Eden Hazard. Për “Sky Sports” menjëherë pas ndeshjes tekniku ka thënë:

“Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë, por mund të kishim bërë edhe më mirë. Pasi pësuam një gol teksa kishim kontrollin e lojës por sigurisht kjo na vuri nën presion, veçanërisht në 5 minutat e fundit ku kishim vështirësi në menaxhimin. Por përgjithësisht bëmë një lojë të mirë. “

“Jo, nuk isha i shqetësuar pas pësimit të golit sepse po shihja që nuk kishte probleme në fushë, mund të jem shqetësuar pak vetëm në 5 minutat e fundit.”

“Eden Hazard? Mendoj se ai mund të luajë edhe më mirë, pasi është një lojtar i nivelit të lartë dhe mendoj që mund të bëjë më shumë edhe për veten e vetë edhe për ne. Por pas dëmtimeve, ai humbi gjendjen fizike por tani po përmirësohet, kështu që mendoj se pas 1-2 ndeshjesh do të jesh në formë.”

“Nuk shoh se ka vështirësi në pozicionin e përcaktuar, sigurisht duhet të përmirësohet veçanërisht në komunikimin me shokët. Tashmë kam folur me mjekun dhe më ka thënë se nuk ka probleme fizike.”

Related posts

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Rosi: Ne do të bëjmë më të mirën tonë për fitore…

Delo.autor

KUNDËRPËRGJIGJET KUKËSI/ Abazaj rihap sfidën në “Elbasan Arena” me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

TRE FUTBOLLISTË TË BAYERN “ME VALIXHE NË DUAR”/ Shkak bëhet minutazhi i pakët

F.autor

Leave a Comment