Futboll Premier League Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Guardiola: Ky fat bashkëjeton me trajnerët gjatë gjithë kohës, ai nuk…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është i bindur se ai dhe Jose Mourinho do t’i kryqëzojnë rrugët e tyre përsëri në të ardhmen e afërt, pasi “armiku” i tij i vjetër u shkarkua nga Manchester United, të martën.

Guardiola dhe Mourinho krijuan një rivalitet të ashpër, që përshkoi tërësisht La Liga-n, gjatë kohës së tyre në stolat e Barcelonës dhe Real Madridit, respektivisht. Barça mburret me triumfin e sezonit 2010-2011, një fitore 5-0 në “El Clasico”-n e luajtur në “Camp Nou”.

Ajo “manita” i qëndron si “shpata e Demokleut” mbi kokën e portugezit, kur flitet për eksperiencën e tij si trajner në Spanjë. Pritshmëria ishte e lartë, kur rivaliteti mes tyre rifilloi në Manchester, në vitin 2016, por, pasi kaluan sezonin e parë në rolet e tyre, hendeku mes “qytetarëve” dhe “Djajve të Kuq” në Premier League ka qenë i madh.

Duke folur pas fitores me penallti të ekipit të tij ndaj Leicester City, në çerekfinale të “EFL Cup”, Guardiola këmbënguli se nuk duhet të ketë dyshime mbi aftësinë e Mourinhos për ta kapërcyer këtë pengesë të rëndësishme në karrierë. “Kur kjo ndodh, gjithmonë jam i trishtuar. Ky fat bashkëjeton me trajnerët gjatë gjithë kohës, – tha ai për “Sky Sports”.

– Kur situata nuk është e mirë, ne mbetemi vetëm. Gjithmonë jam afër kolegëve të mi. Në futboll, kjo ndodh. Ju e dini se çfarë ndodh, kur jeni të trishtuar, sepse rezultatet nuk janë të mira. Ai nuk ka nevojë për mua, është aq i fortë, sa së shpejti do të kthehet dhe do të luajmë përsëri”.

Related posts

Iniesta: Është normale që kjo të ndodhë në janar dhe shkurt

Q.Autor

RRËFIMI I DE BIASI-T/ “Shqipëria më e rëndësishmja e jetës time! FSHF ‘dogji’ Italinë, unë refuzova…”

Isa.Autor

KËRKON LOJTARË TË RINJ NË EKIP/ Real Madrid tremb klubin italian, gati të zyrtarizojë ofertën e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment