Futboll Premier League Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Man United zgjedh për stolin e trajnerit ish-legjendën…

Manchester United ka gjetur pasuesin e Jose Mourinho-s, vetëm 24 orë pas largimit të trajnerit portugez. Do të jetë Ole Gunnar Solskjaer trajneri i ri, edhe pse do të ketë rolin e trajnerit të përkohshëm, që do të thotë se do të qëndrojë deri në fund të sezonit, kur do të emërohet trajneri i ardhshëm.

Solskjaer është një nga legjendat e Red Devils dhe është shpallur kampion Europe në vitin 1999, në përmbysjen e çmendur ndaj Bayern-it në finale.

Si trajner, norvegjezi ka drejtuar me sukses të jashtëzakonshëm Molde-n, ku ishte trajner deri më sot, ndërsa nga janari 2014 deri në shtator të atij viti drejtoi Cardiff-in, pa ndonjë sukses të madh.

Solskjaer është një trajner shumë i talentuar dhe në Norvegji ka bërë revolucion, duke u shpallur kampion me Molde-n me një futboll shumë sulmues dhe teknik, por edhe me shumë lojtarë të rinj në përbërje, të cilët janë shitur më pas për shifra të konsiderueshme.

Ish-sulmuesi 46-vjeçar ka luajtur 366 ndeshje me United, duke shënuar 126 gola në 12 vite karrierë, para se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në vitin 2008. Me Norvegjinë Solskjaer ka shënuar 23 gola në 67 ndeshje

“Manchester United është në zemrën time dhe është fantastike të kthehem me këtë rol. Pres me padurim të nis nga puna, me skuadrën e talentuar që kemi, stafin dhe gjithë klubin”, ishin fjalët e para të norvegjezit, i cili do të ketë krah tij Mike Phelan, por edhe Michael Carrick e Kieran McKenna, të cilët ishin edhe në stafin e Mourinho-s.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv Ed Woodward komentoi: “Ole është një legjendë e klubit dhe ka eksperiencë të madhe, në fushë dhe si trajner. Historia e tij te Manchester United do të thotë që jeton me këtë kulturë, të gjithë në klub janë të lumtur që ai dhe Phelan rikthehen. Jemi të bindur se ata do të rikthejnë unitetin mes lojtarëve dhe tifozëve”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ PSG-ja josh “Kuqezinjtë” me milionat për yllin Hernandez, ja vendnimi i Milan-it…

Delo.autor

“THËRRIME BUKE”/ Bonucci “i fut duart gruas”, poza dhe fraza erotike e Martinës tërbojnë rrjetin (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ De Bryne i jashtëzakonshëm, pasimet e tij fantastike bëhen virale në internet

Q.Autor

Leave a Comment