Futboll Premier League Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Neymar: Trajneri tanimë ka ndryshuar, ata do të…

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka reaguar ndaj lajmit për shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, duke thënë se tani “Djajtë e kuq” do të luajnë me stil tjetër të futbollit.

Mourinho u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

Manchester Unitedit dhe PSG-ja do të ndeshen në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve dhe që të dy skuadrat do të tentojnë të zënë një vend në çerekfinalet e këtij sezoni. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 12 shkurt në Old Trafford, ndërsa ndeshje kthyese më 3 mars në Parc des Princes.

“Trajneri tanimë ka ndryshuar dhe ata do të luajnë me një stil tjetër loje. Ata janë në procesin e ndryshimit të disa gjërave, por ne jemi të vetëdijshëm për cilësinë që ka ajo skuadër”, ka thënë Neymar.

“I dashuroj ndeshjet e mëdha dhe është gjithmonë kënaqësi të luash në ndeshje të tilla. Jam shumë i lumtur që do të luaj kundër Manchester Unitedit”, shtoi ai.

Related posts

YLLI “KUQEZI” PO SHKËLQEN NË PREMIER/ “The Guardian”: Java vendimtare për Brojën, klube të tjerë do të interesohen për të

Delo.autor

U LARGUA NJË JAVË MË PARË NGA PARTIZANI/ Daja merr detyrën e re. Ja kush është skuadra që do të drejtojë…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG humbet 250 milionë euro nga kriza shëndetësore, Katari shkon në ndihmë

Delo.autor

Leave a Comment