Futboll Seria A Sport

“Gjelat” këndojnë sërish/ Presidenti i Hysajt merr Barin për 250 mijë euro

Nga Ferri në Parajsë, me Purgatorin në mes. Një Komedi Hyjnore moderne, që ndoshta mund të jetë edhe titulli i filmit të ardhshëm të Aurelio de Laurentis, producentit të famshëm pronar të Napolit. Sepse, pikërisht biznesmeni napolitan është bërë pronari i ri i Barit, ish-skuadra e Migjen Bashës që falimentoi pak ditë më parë dhe sot, pas një gare të fortë me 11 subjekte të interesuara, pa fitues pikërisht numrin “1” të ekipit të Ançelotit dhe Hysajt.

Tani, gjithçka do të nisë nga Seria D për “gjelat”, por që ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë, duke ndjekur shumë shembuj të tjera, si Parma kohët e fundit, por sidomos duke ndjekur shembullin e Napolit, që dergjej në Serinë C dhe kompania e De Laurentis, “Filmauro”, 15 vjet më parë (në verën e vitit 2004) e mori në gjykatë, duke e bërë sot forcën e dytë në Itali.

Ja pse tifozët e Barit mund të shpresojnë dhe të ëndërrojnë. Shkallët janë aq të larta, sa edhe të mundimshme, por me para, entuziazëm dhe një tifozeri magjike, asgjë nuk është e pamundur.

I janë dashur vetëm 250 mijë euro për ta marrë klubin historik italian, teksa kryebashkiaku i qytetit, Antonio Dekaro, deklaroi se ia dha pikërisht De Laurentis duke ndjekur shembullin “Napoli”. Ndërkohë, në garë seriozisht, deri në fund, ishte presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, teksa humbën gjithashtu Klaudio Lotito i Lacios dhe Urbano Kairo i Torinos.

Por, sa para duhen tani për Serinë D? 3 milionë euro të siguruara në bankë dhe 1 mln euro marketing. Sigurisht, ka edhe një fije shprese për në Serinë C, sepse një nga skuadrat që mund të marrin pjesë nuk do të ketë paratë për t’u regjistruar, atëherë mund të vijë ngjitja e Barit menjëherë, sipas edhe nenit 49 të FIGC.

Nesër pritet edhe konferenca për shtyp e Aurelio de Laurentisit, si pronari i ri i Barit. Diçka për të shtuar është se në rast se Bari ngjitet deri në Serinë B, atëherë nuk mund të ngjitet në Serinë A, për hapin final, pasi pronari i dy klubeve nuk lejohet, nëse ka kuotat e mazhorancës. Kështu, De Laurentis mund të vendosë të shesë 51% e tij.

Related posts

“LAMTUMIRA E FUNDIT”/ Hazard: Isha me FAT që LUAJTA në një skuadër me Fabregasin

F.autor

“FRANCE FOOTBALL” PUBLIKON EMRAT/ Sa shumë yje, ja formacioni më i mirë i dekadës së fundit

Delo.autor

NIKOLA BERTI/ Me VIDAL, INTERI do të jetë në të njëjtin nivel me JUVENTUSIN

Isa.Autor

Leave a Comment