Futboll Premier League Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Woodward zbulon arsyen pse zgjodhi Solskjaer

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward, ka folur pas shkarkimit të Jose Mourinho-s dhe zëvendësimin e tij me Ole Gunnar Solskjaer, i cili do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit.

Marrëdhënia e Woodward me ish-trajnerin Mourinho është përkeqësuar gjatë këtij sezoni, veçanërisht pasi portugezi ka kritikuar vazhdimisht klubin për merkaton e bërë në verë.

“Ole është një legjendë e klubit me një eksperiencë të madhe, në fushë dhe si trajner”, ka thënë Woodward. “Historia e tij te Manchester United e bën atë njeriun e përshtatshëm për të përfaqësuar ngjyrat e klubit dhe ne jemi shumë të lumtur me kthimin e tij dhe Mike Phelan” ka thënë drejtuesi i klubit anglez.

Edhe Solskjaer është shprehur i lumtur për mundësinë që i është dhënë. “Manchester United është në zemrën time dhe është e shkëlqyer që jam kthyer këtu me këtë pozicion. Pres me padurim që të punoj me skuadrën e talentuar që kemi dhe këdo në klub”, ka thënë norvegjezi.

Solskjaer ka luajtur 11 vite me “Djajtë e Kuq”, duke fituar gjashtë tituj në Premier League gjatë periudhës së tij në “Old Trafford”.

Related posts

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Konfirmojnë testet mjekësore, rikthehet nga dëmtimi ylli i Tottenham…

Delo.autor

TRE TALENTE DO TË LARGOHEN NË FUND TË SEZONIT/ Ja sa pritet të fitojë Tirana nga shitja e tyre

Delo.autor

E FRIKSHME/ KROATI MASAKRON SERBIN, përleshje fizike mes lojtarëve në CHAMPIONS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment