Futboll La Liga Sport

JUVE NGRE TROFEUN/ Interi siguron vendin e dytë, por trondit Conte: Klubi s’na mbrojti! Imobile thyen dyshen Ronaldo-Mesi

Mbyllet kampionati italian i futbollit me Juventusin sërish kampion, teksa Interi arriti që të fitonte betejën me Atalantën për vendin e dytë, por jo të rivalizonte bardhezinjtë për të thyer hegjemoninë. Zikaltërit e drejtuar nga Antonio Conte mbrëmë fituan me 2 gola përballë Atalantës duke vulosur vendin e dytë. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte deklarata e trajnerit Conte në fund që nuk e kurseu sulmin kundër klubit duke akuzuar drejtuesit se nuk e kanë mbrojtur ekipin këtë edicion.

“Puna ime dhe futbollistëve nuk është vlerësuar. Jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Juve është e fortë në fushë, por edhe si shoqëri” tha ai duke shkaktuar një furtunë në ambientin zikaltër. Në krahun tjetër Juve ngriti trofeun e radhës me mendjen te Championsi. Risia e këtë edicioni në Serie A ishte fituesi i ‘Këpucës së Artë’. Sulmuesi i Lacios, Imobile arrti që të thyen dyshen Ronaldo-Mesi duke rrëmbyer trofeun personal me 36 gola të shënuar

Related posts

U ZGJODH ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË “UEFA-S”/ Ja rroga vjetore e Armand Dukës për këtë pozicion

Delo.autor

Anlgezët “në luftë” me njeri-tjetrin, duan shërbimet e “yllit” të Juventusit

Isa.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ “Buzëqesh” Shkëmbi, titullari i Dinamos gati për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment