Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT TË PORTUGEZIT/ Tre klubet e mëdha europianë interesohen për Mourinhon

Pasi të martën u bë i ditur lajmi për shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, tanimë tri klube të mëdha evropiane, Real Madridi, Interi dhe Benfica, e kanë shprehur interesimin për portugezin.

Mourinho u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, pas dy sezoneve e gjysmë në këtë pozitë. Ai e humbi ndeshjen kundër Liverpoolit me rezultat 3-1, duke mbetur kështu 19 pikë larg liderëve.

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, tanimë është emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni. Në maj të këtij viti, norvegjezi do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte deri në dje, Molden.

Mirëpo, The Times raporton se tanimë tri klube të mëdha të Evropës e kanë kontaktuar Mourinhon për të filluar negociatat me të për emërimin në pozitën e trajnerit. Këto tri klube janë: Interi, Real Madridi dhe Benfica.

“Mourinho është i interesuar për një kthim në Real Madrid. Florentino Perez, presidenti i klubit, e emëroi në Santiago Solarin në pozitën e trajnerit në tetor, por në Spanjë besojnë se Real Madridi do ta kërkojë një trajner të ri gjatë verës”, shkruajnë gazetarët e The Times, Paul Hirst dhe Martyn Ziegler.

“Gjithashtu, Benfica dhe Interi janë duke e monitoruar situatën e Mourinhos. Interi, një nga ish-klubet e tij, mund të interesohet për të nëse e shkarkojnë Luciano Spallettin, pas dështimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”.

Related posts

MBËSHTET “SUPER LEAGUE”/ “Fenomeni”: Është një ide e mirë, tifozët duan të shohin më shumë ndeshje të…

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Juventus ruan hapin e Milanit dhe Interit, Ronaldo e nis vitin me 2 gola dhe asist

Delo.autor

Trajneri i Realit, Zidane: Rinovimi i kontratës së Ronaldos, vendimtar për Madridin

Q.Autor

Leave a Comment