Futboll La Liga

Barcelona/ Umtiti: Dëshiroj të qëndroj në ‘Camp Nou’

Qendërmbrojtësi francez Samuel Umtiti dhe përfaqësuesit e tij ia kanë bërë me dije Barcelonës se ai dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e klubit katalan, pas spekulimeve të ditëve të fundit se transferimi i tij në Manchester City është i pashmangshëm.

Në fakt, gazeta e përditshme franceze “L’Equipe” siguri sot në një artikull se blerja e Umtitit është e arritshme për Cityn, duke pasur parasysh se ai ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë euro në kontratën e tij, e cila i skadon më 2021.

Megjithatë, vetë lojtari dhe përfaqësuesit e tij ia kanë kujtuar Barçës se synimi i francezit mbetet ai i njëjti kur arriti vitin e kaluar në “Camp Nou”: të triumfojë me Barcelonën. Po ashtu, duke ditur se kontrata e re me Barcelonën do ta shpërblejë atë.

Barça do ta adresojë rinovimin e kontratës së tij gjatë 2018-s, duke ditur se çmimi iu ka rritur dhe tregu i transferimeve po lëviz me parametra të lartë, e dëshmi për këtë është transferimi i Virgil van Dijk nga Southampton në Liverpool për 85 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Related posts

TRIUMF MADHËSHTOR/ Inter mposht Sampdoria-n me “MANITA”, feston titullin me një fitore rekord

Delo.autor

IDEJA E “ÇMENDUR” TEK ITALIA/ Mançcni gati t’i besojë sulmin në “play-off”-in e Botërorit një… braziliani

Delo.autor

THUAJSE E KRYER/ Lojtari largohet nga Inter pas 4 sezonesh dhe do firmosë me klubin tjetër të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment