Futboll Sport

PAS SHORTIT NË CHAMPIONS/ Do ndeshet me Atletikon, ja çfarë thotë Alegri për duelin e madh…

Shorti i Ligës së Kampionëve për fazën me eliminim direkt, rezervoi Atletikon e Madridit për Juventusin, dhe të dyja sfidat pritet të jenë një “zjarr” i vërtetë, për të përcaktuar një nga çerekfinalistet.

 

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, me anë të një postimi në Twitter, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët, por njëkohësisht edhe për ekipin e tij, të mos i trembet askujt.

“Kush ka ambicie, nuk ka frikë” – shkruan Alegri në Twitter. Ndërkohë, edhe zv.presidenti i “Zonjës”, Pavel Nedved, e shikon si një duel shumë të ekuilibruar: “Ne nuk kemi pasur shumë fat në këtë short, Atletico Madrid është një kundërshtar i vështirë për t’u përballur me të. Është një ekip më “italian” se të tjerët në Europë, pasi ka një mbrojtje të fortë. Po ashtu, mund të të shkaktojë dëme në pjesën e përparme, me Griezmann dhe të tjerët. Unë parashikoj dy ndeshje të luftuara dhe të ekuilibruara, me pak gola”.

Related posts

“NJË DERBI ËSHTË PJESA MË E THJESHTË…”/ Nevil Dede: Duam ta shijojmë këtë përballje

Delo.autor

Goditjet e lira i kishte si penallti/ Andrea Pirlo zgjedh 3 “pasardhësit” e tij

Sadik.Autor

CHELSEA – NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” do synojnë të forcojnë vendin e katërt me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment