Futboll Sport

PAS TRIUMFIT NË “ABU DHABI”/ Modric: Të gjithë më thonë të gjuaj më shpesh, por mua…

Luka Modric shënoi një supergol nga largësia në finale të Kupës së Botës për Klube të shtunën në Abu Dhabi, dhe pas ndeshjes tha se të gjithë e nxisin të gjuajë më shpesh në drejtim të portës kundërshtare, por insistoi se atij i pëlqen më shumë t’ua pasojë topin bashkëlojtarëve të vet.

Mesfushori kroat shënoi në fitoren e Real Madridit 4-1 ndaj Al Anin, por ky ishte vetëm goli i tij i 14 në karrierë për Madridin, edhe pse ky fakt nuk e shqetëson atë.

Dymbëdhjetë nga 14 golat e tij janë shënuar nga jashtë zonës, por për një arsyeje apo tjetër, Modricit i pëlqen të shikojë për opsione tjera.

“Të gjithë më thonë se më duhet të gjuaj më shpesh, por mua më pëlqen t’ua pasoj topin bashkëlojtarëve”, tha Modric.

“Nuk gjuaj shpesh, e vërtetë, ama kur godas topi përfundon në rrjetë shpesh. Më duhet ta bëj më shpesh, por nuk jam i fiksuar pas kësaj sepse i ndihmoj ekipit në mënyra tjera”, shtoi ai.

Related posts

“PRESIDENTI TAKAJ MË DHA GARANCI”/ Mbrojtësi Meksi: Prisni një Skënderbe me synime madhore

Delo.autor

PËRFUNDON PJESA E PARË/ “Katalanasit” në avantazh ndaj Gedafes (FOTO)

Delo.autor

Conte i rrezikuar? Ky është qëndrimi i portierit të Chelsea-s

Q.Autor

Leave a Comment