Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT/ Spalletti: Dominuam ndaj Napolit, ai ishte…

Inter ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Napolit në Serie A. Skuadra e Luciano Spalletti-t ka qenë më mirë se kundërshtarët gjatë supersfidës së San Siro-s dhe trajneri italian mendon se djemtë e tij e kanë merituar fitoren ndaj vendit të dytë.

“Ishte një Inter i fortë që nga minuta e parë e deri në fund, fituam me meritë. Një ndeshje e bukur, jam i kënaqur,” shprehet Spalletti pas ndeshjes.

“Lautaro po stërvitet mirë, në ndeshjet e fundit ai është futur si zëvendësues dhe duhet të jepte më shumë. Sot ishte gati.

“Nainggolan? Ka rregulla në dhomën e zhveshjes që duhet të respektohen nga grupi. Ai tani do të rikthehet dhe do të shohim nëse do të jetë në gjendje të luajë.

“Ai mund të na ndihmojë shumë në fushën e lojës falë karakteristikave dhe personalitetit që ka.

“I gjithë ekipi luajti mirë sot. Joao Mario është shumë i aftë me topin në zotërim. Më duhet të mbroj edhe Perisic, i cili shpeshherë kritikohet. Ai është një lojtar që u krijon shumë vështirësi kundërshtarëve falë forcës fizike. Le të vazhdojmë kështu”.

Related posts

KATËR HUMBJE RADHAZI PAS RIKTHIMIT/ Teuta i “jep duart” për herë të dytë… Edi Martinit

Delo.autor

VAZHDON FORMËN E SHKËLQYER/ Sinjali i radhës për Rejën, vjen goli i pestë në kampionat për Vrionin (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Sherri Lautaro-Teo Hernandez, dy lojtarët rrezikojnë skualifikim

Delo.autor

Leave a Comment