Futboll Sport

PËRBUZË TRIUMFIN KROAT/ Xavi: Ja kush duhet ta fitojë çdo vit “TOPIN E ARTË”…

Xavi Hernández ishte mes pjesëmarrësve në eventin përmes të cilit Katar 2022 prezantoi stadiumin “Lusail” që do të mirëpresë çeljen dhe ndeshjen finale të Kupës së Botës Katar 2022. I pyetur ndër të tjera edhe në lidhje me Modric dhe fitimin e trofeut të “Topit të Artë” nga ana e kroatit të Real Madrid vetëm pak ditë më parë, ish-kapiteni i Barcelonës deklaroi se është Messi ai që duhet ta fitojë çmimin çdo vit, ndonëse këtë herë duhet të kishte qënë një francez fitues, por gjithashtu përligji edhe triumfin e kroatit.

“Mendoj se ai e meritoi atë çmim, ndonëse kishte edhe futbollistë të tjerë, veçanërisht një francez që duhet ta kishte fituar për shkak të fitimit të Kupës së Botës. Sipas meje, trofeu duhet të fitohet çdo vit nga Messi, por Modric është një fitues i ndershëm, dhe më në fund u dëshmua se një mesfushor mund të fitojë atë çmim, jo sikurse ndodhi me ne në vitin 2010”, deklaroi ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi.

Related posts

Golden State, “çek të bardhë” për rinovimin e Kevin Durant

Sadik.Autor

Nisin talljet e tifozëve: Meksika bën gjermanët për ujë të ftohtë

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ VENEZIAS/ Trajneri Pioli: Duhet të përfitojmë nga aspektet pozitive të ecurisë sonë

Delo.autor

Leave a Comment