Basketball Sport

Golden State, “çek të bardhë” për rinovimin e Kevin Durant

Jo vetëm Lojtari më i Mirë i finaleve të NBA-it, por një element thelbësor për të ardhmen e Golden State. Për të qëndruar te “Warriors”, me klubin që ishte detyruar të bënte disa shkurtime të shpenzimeve, verën e kaluar 29-vjeçari pranoi të hiqte dorë nga 10 milionë euro.

Tashmë, pas paraqitjes së jashtëzakonshme në finalet përballë Cleveland Cavaliers, Durant do të shpërblehet për sakrificën e bërë, me klubin që njoftoi se basketbollistit do t’i ofrohet rinovimi me çek thuajse të bardhë.

Ylli i “Warriors” mund të përcaktojë sipas dëshirës pagesën që doo të përfitojë, por edhe kohëzgjatjen e kontratës së re, nëse dëshiron për një vit, por ndoshta edhe për katër vjet.

Sipas drejtuesve të Golden State, Kevin Durant e meriton të firmosë kontratën që dëshiron, sipas kushteve të cilat mund t’i vendosë ai vetë. Klubi ka shprehur dëshirën që basketbollisti ta mbyllë karrierën tek “Warriors” dhe negociatat nuk pritet të zgjasin shumë.

Objektivi i Golden State është që të konfirmohen kampionë të NBA-it amerikan, me një grup lojtarësh thuajse të pandryshuar, ku Durant do të jetë një prej elementëve kyç, përkrah Steph Curry, Klay Thompson apo Draymond Green dhe Andre Iguodala.

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Serbët në avantazh, skuadra e Egbosë ndëshkohet në momentin më të mirë (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRIA U-21/ Kombëtarja sfidon vapën në miqësoren me Uellsin

Delo.autor

MILAN NË KRIZË TË THELLË/ 9 gola në 9 javë, sulmi i “DJALLIT” kurrë më keq se kaq prej…

Delo.autor

Leave a Comment