Boks Të tjera

PESHIMET ZYRTARE/ Tyson Fury 18kg më i rëndë së Wilder para duelit (VIDEO)

Pak orë para duelit të peshës së rëndë mes kampionit të botës në peshën e rëndë Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC) dhe britanikut Tyson Fury, dy boksierët kanë kryer peshimet zyrtare. Dhe surpriza nuk kanë munguar. Dihej që Fury do të ishte më i rëndë, por askush nuk e mendonte se diferenca mes dy boksierëve do të ishte 18kg. Gjatë peshimeve u evitua kontakti fizik mes dy sportistëve.

Wilder peshonte 15stone e 12libres (ose 100kg), ndërsa Fury peshonte 18stone e 4libres (ose 118kg). Ajo që binte në sy ishte se Wilder ishte më i dobët se kurrë (u paraqit në skenë me një maskë në fytyrë), madje kjo ishte pesha e dytë më e lehtë në karrierën e Wilder që kur garon si boksier profesionist. Çka do të thotë që ai do të lëvizë shumë në ring për të befasuar Fury dhe për ta hedhur atë “KO”.

Edhe Fury kishte rënë mjaft në peshë për t’u rikthyer në formën e dikurshme edhe pse sot është 5kg më i rëndë se në periudhën kur mundi Klitschko dhe i mori titujt kampionë bote. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring: Fury ka arritur 27 fitore e asnjë humbje, ndërsa Wilder 40 fitore e asnjë humbje. Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit dhe pritet të nisë në orën 06:00 të mëngjesit të 2 dhjetorit me orën shqiptare.

Related posts

“BOMBË” NGA BRITANIA E MADHE/ Hemilton nuk garon më në Formula 1 nëse…

Delo.autor

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit: Kemi prekur fundin, Leclerc është një djalosh që ka nevojë të rritet

Delo.autor

MOTO GP/ Bagnaia rrëzohet, Fabio Quartararo shpallet kampion bote

Delo.autor

Leave a Comment