Futboll Seria A Sport

“PLAS” TEK INTER/ Drejtori sportiv “SULMON” gruan e kapitenit Mauro Icardit

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (“Është shumë larg rinovimit, Inter donte ta dërgonte tek Juventus”), pritej një reagim nga klubi zikaltër. Përgjigjja ka ardhur nga drejtori sportiv Piero Ausilio.

“Janë deklarata të ekzagjeruara dhe unë mund të them se Icardi nuk do të shkojë kurrë tek Juventus. Ata kanë refuzuar një ofertë të parë, ne duam t’i rinovojmë dhe përmirësojmë kontratën, por nuk mund të flasim për këtë në rrjetet sociale ose në televizor”, ka thënë drejtuesi zikaltër.

“Ne jemi koherentë dhe shumë të lumtur me Icardi-n, i cili nuk ka frikë nga asgjë dhe merr përgjegjësitë që i takojnë. Unë jam në zyrë çdo ditë në dispozicion të çdo menaxheri. Oferta që i kemi bërë para dy muajsh është refuzuar, por dëshira jonë është të vazhdojmë negociatat. Transferimi tek Juventus? Nuk komentoj dhe i fus një të qeshur. Nuk ka qenë kurrë afër Juventus-it”, ka thënë Ausilio.

Ausilio ka folur edhe për merkaton: “Nuk janë parashikuar lëvizje të mëdha në janar. Jemi eliminuar nga Champions League, por ishte një objektiv i vështirë që në fillim, tani do të kërkojmë të bëjmë më mirë në Europa League. Gabigol? I kemi thënë se nuk ka hapësira këtu, do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të në Europë ose në Brazil”.

Related posts

KANË PËSUAR NDRYSHIME DRASTIKE NË FYTYRË/ Yjet e futbollit, para dhe pas operacioneve plastike (FOTO)

Delo.autor

“SKËNDËRBEUN MUND TA BËJË ÇDO EKIP SHQIPTAR”/ Receta e Shkëmbit: Ja si Tirana shkon në grupe

Delo.autor

REAL MADRID NIS FAZËN PËRGATITORE/ Zidane me dhimbje koke, Hazard dëmtohet sërish

Delo.autor

Leave a Comment