Futboll Seria A Sport

PRANË ZYRTARIZIMIT TEK ZIKALTËRIT/ Beppe Marotta tek Inter, pritet pas kësaj ndeshjeje

Beppe Marotta mund të konsiderohet pjesë e ekzekutivit të ri të Interit. Natyrisht, jo ende zyrtarisht. Sepse, një deklaratë nga klubi zikaltër, që ta konfirmojë njëherë e përgjithmonë ardhjen e ish-drejtorit bardhezi në Milano, nuk është lëshuar akoma.

Por, kur do të bëhet me të vërtetë efektiv kalimi i Marotta tek Interi? Sipas “Tuttosport”, tashmë ekziston një parashikim për këtë. Zyrtarizimi duhet të vijë pas ndeshjes mes Interit dhe PSV, e planifikuar për t’u luajtur të martën e 11 dhjetorit. Një ndeshje vendimtare kjo për kualifikimin e mundshëm të skuadrës së Spallettit në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Shkurtimisht, jemi pranë shkuarjes në “altar” të Interit dhe Marotta. Dhe për pjesën e dyshimeve, në javët e fundit nuk ka pasur fare. Aq më shumë që në mes të nëntorit, vetë Marotta u prezantua në “Lega Calcio” si këshilltar, së bashku me drejtorin e Interit, Alessandro Antonello, me një veturë të vënë në dispozicion nga klubi.

Për të mirëpritur ish-drejtorin dhe menaxherin e Juventusit foli mbrëmë edhe Piero Ausilio, i pranishëm në gala-në e madhe të futbollit italian: Nëse ka mundësi për të punuar me të, do ta bëja me kënaqësi të madhe. E respektoj atë si njeri dhe si menaxher. Çfarë do t’i sillte Interit një drejtues si Marotta? E shoh si vlerë të shtuar te një klub i fortë, me pasion dhe histori. Nëse vjen, ai do të na sjellë shumë përvojë, që e ka fituar në futboll për vite të tëra”.

Related posts

Manchester United arrin marrëveshje me PSG-në për Lucas Mouran

Q.Autor

POZITIV-NEGATIV ME “COVID” BRENDA 24 ORËSH/ Mjeku i Napolit: Ja e vërteta për Elseid Hysajn e Rrahmanin

Delo.autor

Chelsea, Man United dhe Arsenal në garë për yllin e Bundesligës

Q.Autor

Leave a Comment