Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA E SHKARKIMIT/ Man United e zhduku Mourinhon për 15 minuta nga klubi

Filmat, veçanërisht ata ameriakanë kanë krijuar imazhin e përgjithshëm të një personi me kutinë e kartonit në duar, që transporton gjërat e tij pasi ka boshatisur zyrën, me të shkarkuar nga detyra. Kështu, në mënyrë automatike, krijohet ky imazh edhe kur mendon për një trajner të shkarkuar, teksa merr me vete në atë kuti shënimet e tij taktike dhe të gjitha dokumentet e tjera, apo dhe bazën materiale.

Në kushte të përgjithshme është pikërisht kështu, por jo në rastin e trajnerit Jose Mourinho, i cili u shkarkua nga detyra në mesin e javës së kaluar nga drejtuesit më të lartë të Manchester United. Madje, Ed Woodward, drejtuesi më i lartë i Manchester United ka urdhëruar magazinierët e klubit të “Djajve të Kuq” që të boshatisnin sa më parë e mundur, dhe pas vetëm pesë minutash ishte boshatisur gjithçka.

“The Sun” raporton lajmin e bujshëm. Menjëherë pas takimt ballë për ballë mes Mourinho dhe Ed Woodward, administrator i deleguar i klubit ka dërguar magazinierët për të zhvendosur të gjitha gjërat personale të trajnerit luzitan nga zyra. Dhe mesa duket, këta duke shfrytëzuar disa kuti, kanë future disa fotografi, trofe dhe kuklla mascot që shëmbëllenin vetë Specia One, veç objekteve të tjera në pronësi të ish-trajnerit.

I gjithë operacioni i boshatisjes së zyrës mësohet të ketë zgjatur vetëm pak minuta, dhe ambienti, ende pa mësuar se kujt do t’i përkiste, ishte pastruar nga gjithçka. Me pak fjalë, një mënyrë e drejtpërdrejtë për të thënë zhduku me shpejtësi. Një burim i brendshëm në klub ka zbuluar për “The Sun”: “Klubi u tregua i pamëshirshëm. Ishin aty vetëm pesë minuta më pas. U deshën 15 minuta në total për të zhdukur Mourinhon në histori. I ngarkuan të gjitha gjërat e tij në një furgon të bardhë”.

Related posts

‘Bllofi’ i Perezit, i bleu makinë Mbappe-së duke menduar se do të transferohej në Madrid

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Maribori fitoi ndaj Partizanit, trajneri “përgëzon” të kuqtë

Isa.Autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni perfekt, Mesfushori Kroos ndëshkon Valenicia-n me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment