Futboll Sport

PRAPASKENAT E SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Telefonata e yllit të ekipit bindi drejtorin e Unitedit për largimin e portugezit

Presioni për Jose Mourinho-n sa vinte e rritej te Manchester United dhe si pasojë ai është shkarkuar pas humbjes 3-1 ndaj Liverpool në Anfield.

Një javë më pas, detaje të reja kanë dalë në skenë për sa i përket rrethanave të shkarkimit të portugezit.

Sipas një raporti një lojtar kyç i United mund të ketë luajtur një rol vendimtar për largimin e 55-vjeçarit.

Raporti nuk përmend emrin e lojtarit, i cili mesa duket ka humbur durimin me drejtimin që kishte marrë klubi pas humbjes me Liverpoold dhe ka telefonuar Ed Woodward, zv.pronarin e klubit, për t’i thënë se Mourinho duhet të largohej.

Lojtari misterioz është përdorur rregullisht nga Mourinho dhe telefonata thuhet të ketë çuar në shumë diskutime të tjera mes Woodward dhe familjes Glazer, dhe si përfundim u vendos për lënien të lirë të trajnerit të martën e kaluar.

Portugezi thuhet të jetë telefonuar për të diskutuar merkaton e janarit, por gjatë atij takimi atij i është komunikuar se nuk do të ishte më trajneri i Djajve të Kuq.

Related posts

KAOS TOTAL/ “Nuk ka shans”: Kamza mbyll dyert e stadiumit për Kukësin

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ MAN CITY/ Sarri: Ja pse përjashtova Moratan nga pankina…

Isa.Autor

SHMANG NJË TRAGJEDI NË VELIPOJË/ Ish-portieri i Vllaznisë shpëton nga mbytja pushuesin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment