Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA ME KUKËSIN/ Trajneri Gega me “artilerinë” në fushë, ja lojtarët që i bashkohen ekipit

Trajneri Skënder Gega pritet që të mos eksperimentojë ndaj Kukësit, siç bëri ndaj Teutës një javë më parë. Vetë trajneri pohoi dje se sot pritet që të luajë me lojtarët që kanë qenë më prezentë dhe që e sollën Partizanin te titulli.

Në dispozicion për këtë takim festiv, pasi zyrtarisht u dorëzohet trofeu, të kuqtë do të kenë në dispozicion edhe Bruno Telushin, i cili prej ditësh ka qenë në grumbullimin e Kombëtares. Sipas dënimit të dhënë nga Disiplina pas ndeshjes me Laçin, Telushi e mbylli sezonin, por duke ditur se e ka shlyer gjysmën e dënimit, do të paguhet që vlonjati të jetë në fushë ndaj Kukësit.

Pagesa do të bëhet për dy ndeshjet e mbetura, kështu që Partizani do të derdhë rreth 2 milionë lekë në arkat e FSHF-së. Të katër futbollistët, Hoxha, Trashi, Telushi dhe Mala, që kanë qenë të grumbulluar gjatë kësaj jave me kuqezinjtë, i janë bashkuar mbrëmë ekipit dhe pritet që sot të jenë në fushë.

Related posts

Befasi! Ja formacioni pas ndeshjeve të para në Champions. Mungon Messi dhe… (FOTO)

Q.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Ylli Mbappe paralajmëron bavarezët, fjalë dhe për Neuer (VIDEO)

Delo.autor

NUK I FRIKËSOHET KORONAVIRUSIT/ Futbollisti shqiptar zyrtarizohet në…

F.autor

Leave a Comment