Futboll Sport

PRAPASKENAT/ Rrogat dhe… Osmani, si u përça Skënderbeu brenda një muaji

Situata e vështirë që po kalon Skënderbeu, duket sikur nuk është thjesht në kuadrin e humbjeve dhe rezultateve negative që ka marrë ekipi në 7 javët e fundit të kampionatit. Në kushte të tilla, korçarët dukshëm kanë edhe probleme të brendshme, të cilat nuk po i lënë lojtarët të qetë që të jenë të përqendruar për ndeshjet. Nga njëra anë, vendimi i KAS-it po vonon dhe kjo nuk ndikon mirë në klub dhe te futbollistët.

Nga ana tjetër, pjesa financiare dukshëm mundon Skënderbeun. Ndonëse këtë herë lojtarët nuk prononcohen në lidhje me diçka të tillë, burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se një pjesë e futbollistëve të Skënderbeut kanë gati katër muaj që nuk janë paguar dhe kjo është pjesa që sjell mosqëndrueshmëri në ekip. Mungesa e rrogave ka sjellë dukshëm pakënaqësi dhe mbi të gjitha mospërqendrim.

DEKLARATA E OSMANIT

Ajo që i trazoi më shumë ujërat në kampin bardhekuq është edhe deklarata e dhënë pas ndeshjes me Teutën nga ish-mbrojtësi korçar i Skënderbeut që tashmë është kapiten te Teuta. Osmani e tha hapur se një pjesë e lojtarëve, kryesisht senatorët, kanë marrë pagat paradhënie deri në fund të këtij viti dhe kjo shkundi ambientin bardhekuq. Sigurisht që një gjë e tillë nuk u pranua nga pjesa tjetër e ekipit, që edhe pse jo hapur kanë filluar të ndjehen të diferencuar.

Related posts

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Lukaku nuk grumbullohet në ndeshjen kundër Inter, ja arsyeja

Delo.autor

LAMPARD PRANË RIKTHIMIT NË STOL/ Pritet të punojë me yllin e Kosovës

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Udinese-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment