Futboll Seria A Sport

PAS POLEMIKAVE ME KESSIE/ Milani blindon liderët, rinovimet kushtojnë 80 milionë euro

Dielli është rikthyer në Milanelo, aty ku të qenit një familje, e dukur vetëm një klishe pas largimeve të vjetshme dhe polemikave për rinovimin e Kesit, ka marrë përsëri kuptimin e saj. Dhomat e zhveshjes, rezultatet dhe entuziazmi i San Siros, kanë bërë që milanistët e sotëm të duan të jenë edhe të nesërmit.

Këtë e kanë bërë klubin të kuptojë Teo Hernandez, Ismael Benaser dhe Rafael Leao. Të gjithë janë të lidhur me kuqezinjtë deri në 2024-ën, por për të tre po mendohet nisja e tratativave për zgjatjen e kontratës. Është bërë tashmë gati axhenda, dhe pas rinovimit të Piolit deri në Krishtlindje, në radhë do të jenë futbollistët, që ashtu si trajneri kanë shprehur vullnetin për të qëndruar me Milanin. Me anë të tyre kryesia do të transmetojë vizionin e saj, atë të një projekti afatgjatë që do të bazohet te shtyllat e skuadrës, te ata që bënë të mundur ringritjen e ngjyrave dhe rikthimin e Milanit konkurrues.

80 MILIONË EURO – Qëllimi për të zgjatur raportin me klubin i manifestuar nga lojtarët është vlerësuar nga shoqëria, që do të synojë të kënaqë dëshirat e tre të rinjve të talentuar, të cilëve nuk u mungojnë ofertat në nivel ndërkombëtar. Ndërsa kanë edhe dy vite kontratë, politika e ndjekur do të jetë e njëjtë për të tre: rinovim edhe për dy vite, pra, deri në 2026-ën, normalisht me një rritje rroge të konsiderueshme.

Benaser dhe Teo fitojnë aktualisht vetëm 1.5 milionë euro dhe për ta paga vjetore mund të trefishohet, me një shifër totale që mund të prekë 5 milionët. I njëjti diskurs edhe për Leaon që nga 1.4 milionë eurot aktuale mund të shkojë në 3.5 milionë. Midis ofertës së klubit dhe kërkesës së futbollistëve mund të ekzistojë diferencë e vogël, por me dëshirën e të dyja palëve për të vazhduar asgjë nuk është e pakapërcyeshme. Lëvizja e bërë nga Milani, do u kushtojë arkave të klubit në total një shifër prej 80 milionë eurosh, është një shenjë e qartë e besimit që kuqezinjtë kanë te xhevahiret e tyre, të cilët e kanë provuar vlerën. E, ndërsa Milani po fiton në fusha, Maldini nga ana e tij po kërkon të fitojë një Milan dinjitoz për të ardhmen.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Laçi. Rezultati 1-3

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Nga numri i kartonave e deri tek dyshimet e sulmit, Cungu i paqartë për t’u ndeshur me Partizanin

Isa.Autor

INTER-BOLOGNA/ Inzaghi bën rotacion në sulm, i beson dyshes Correa-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment