Futboll Shqipëri Sport

PRENGA E “KËRCËNOI”/ Mema: Në futboll fitohen në fushë, jo me deklarata

Ardian Mema i kujton trajnerit të Laçit, Besnik Prenga, se nuk fitohet me deklarata, por në fushëm e blerta. Trajneri bardheblu theksoi se është shumë e rëndësishme që skuadra kryeqytetase të ketë vazhdimësi rezultatesh.

Trajneri Besnik Prenga ka deklaruar se në Laç nuk keni çfarë kërkoni, as ju, as ekipet e tjera…

Këto janë deklarata. Ndoshta ai do të motivojë ekipin e vet. Ne përqendrohemi te fusha e lojës, te mënyra si të sillemi aty. Këto gjërat e tjera janë për mediat. Në futboll nuk fitohet me deklarata.

Si e keni parë ekipin tuaj, pas fitores me Kastriotin?

Të them të drejtën, ekipi ka pasur entuziasëm, ka punuar goxha mirë. Jam i gëzuar për këtë pjesë, sepse stërvitja që kam bërë me lojtarët ka qenë e duhura. M’i prish pak planet ardhja e trajnerit të ri te Laçi, sepse i kishim bërë përgatitjet në bazë të filozofisë së lojës që aplikonte Memelli. Çdo trajner ka filozofinë e vet të punës dhe do të ndryshojë diçka në ekipin e vet. Këtë gjë bëra edhe unë, kur erdha te Tirana. Kisha filozofinë time të punës dhe lojës, ndaj këtë do të bëjë edhe Prenga te Laçi.

A do t’i besoni formacionit fitues ndaj Kastriotit?

Formacionin nuk mund ta them për gazetarët, por do të kemi ndryshime të vogla. Do të ndryshojmë diçka edhe në sistemin e lojës. Futbollistët duhet të jenë të përgatitur të interpretojnë mirë dy, ose tri sisteme loje, që mund t’i përdorim në varësi të situatave.

Do të jenë ndryshime për shkak të lëndimeve, mungesave apo të aspektit taktik?

Ndryshimet janë edhe taktike, edhe nga mungesat. Do t’i marrim masat mirë, ta përballojmë lojën si duhet, sipas dinamikës së saj.

Ndeshje delikate për ju?

Po, shumë delikate. Laçi vjen nga një humbje. Unë isha në stadium dhe e pashë ndeshjen. Në Shqipëri nuk ka ekipe të pakalueshme, gjithsesi, por përqendrimi gjatë ndeshjes dhe përgatitja gjatë javës duhet të jetë në maksimum.

A mendoni se ka ardhur koha që ta shohim Tiranën me një seri rezultatesh pozitive?

Do të shpresoja shumë në këtë pjesë. Një nga diskutimet që kam pasur me lojtarët, në analizat e kësaj jave, ka qenë pikërisht kjo. Ne duhet të kemi vazhdimësi në lojë, por edhe rezultate. Rezultati pozitiv e mban ekipin në tonus, në harmoni.

Cila është situata me Ngo?

Me Michael jam marrë vesh, kemi biseduar. Madje më është vetëafruar. Kemi folur ngrohtë me njëri-tjetrin, çdo gjë është lënë pas. Kjo është gjëja më e mirë me të gjithë, për mua, ekipin dhe klubin. Duhet të shohim përpara.

Çfarë prisni në dy ndeshjet e fundit të këtij viti?

E kam thënë që në fillim se pikët janë ato që të mbajnë si trajner. Ke entuziazëm tjetër kur i ke pikët në favor. Nuk mund të deklaroj se do të fitoj nesër, apo në vazhdimësi. Është futboll dhe janë të mundshme të tria rezultatet.

Related posts

Viareggio Cup shkon për të rinjtë e Interit

Sadik.Autor

Lukaku shënon gol kundër Swanseasit

Sadik.Autor

Krahasimi/ Shikoni si renditeshin një vit më parë ekipet e Superiores

Q.Autor

Leave a Comment