Futboll Shqipëri Sport

“QENKA TRADHËTAR”/ Ka luajtur me MILANIN, PANUCCI: Jam TIFOZ me INTERIN sepse…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panuçi, i ftuar në emisionin “Rudina” në “TV Klan” ka folur për shumë tema, duke filluar që nga të qenit tifoz më një skuadër e deri tek një rast për rrëzimin nga avioni në vitin 1996-të.

Më tej, tekniku gjithashtu ka folur edhe për marrëdhëniet me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e për situatën në ekipin kombëtar.

Me kë është tifoz Panuçi? – “Kur kam qenë i vogël, bëja tifozllëk për Interin, sepse miqtë e mi të mëdhenj ishin me Interin. Por kur u bëra profesionist, kjo ndryshoi tërësisht. I ri isha tifoz, më pas çdo gjë qartësohet, e kam bërë në mënyrë natyrale.”

Himni Kombëtar – “Duhet të mërziteni me Dukën, që mendon se është e rëndësishme skuadra, se sa himni. Kur të shkoj në Europian, do e mësoj himnin.”

Marrëdhënia me presidentin Armand Duka – “Personalisht, është një person special, i veçantë për mua. Për mua ka qenë një vit i vështirë, dhe më ka dashur. Jemi përballur me sinqeritet dhe ndershmëri. Kemi pasur shumë probleme me ekipin këtë vit. Edhe pse gazetarët më kritikonin, ai ka kuptuar momentet. Ai e di që kur të kemi të gjithë grupin, do jemi konkurrues. Unë jetoj çdo ditë që t’i rikthej Dukës besimin që më ka dhënë. Ka një kulturë mbi mesataren. Ma ka shpjeguar mentalitetin shqiptar. Më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra. Mundohem të sjell profesionalizmin tim këtu, sepse vetëm kështu arrihen rezultate të mëdha.”

”Efekti” i medias – “Jam mësuar, por kur nuk ka rezultate, unë vuaj. Unë jam përgjegjës, kur vuan skuadra. E drejtë që media më kritikon, por kam respekt total.”

Ndeshja me Skocinë dhe Uellsin – “Nuk kemi bërë një Ligë Kombeve pozitive. Me Skocinë ka qenë një nga ndeshjet më negative. Më bën të ndihem mirë që mundëm Uellsin. Lojtari shqiptar nuk duhet të kënaqet kurrë me një rezultat.”

Panuçi diktator? –  “Më kanë thënë që jam diktator, që kam vendosur rregulla. Lojtarët e mi janë mirë me mua. Ka rregulla, ashtu si në çdo familje. Duhet të respektohet orari, kemi përgjegjësinë e një vendi. Nuk duhet të humbim kohë. Duhet të bëjmë maksimumin, t’i japim kënaqësi lojtarëve tanë. Unë jam shumë i lidhur me lojtarët e mi. Mavraj ka kaluar një periudhë të vështirë, 9 muaj pa luajtur. E kam marrë në ekip, dhe ai është kapiteni ynë. Jam si baba për ta. Mundohem t’i shpjegoj që ky profesion duhet bërë në mënyrën e duhur, dhe si një baba nuk duhet të them gjithmonë gjërat pozitive.”

1996, Rreziku i rrëzimit nga avioni – “Ka qenë në 96, në lojërat olimpike të Atlantës. Kishim gati biletën për t’u kthyer në Romë nga Nju Jork. Unë u vrava, dhe nisem nga Alabama për të shkuar në Nju Jork, ku atje një person duhej të më ndryshonte biletën. Po ky person, para se të nisesha, them a e di kush jam unë. Unë bëj rrugë Birmingam-Sinsinati, Sinsinati-Nju Jork. Dal, dhe shpresoj të shoh një person që vjen drejt meje. Ishte rreth orës 4 pasdite, dhe nuk vjen askush. Duke qenë se kisha valixhe, aty nuk erdhi askush. As valixhet nuk dolën. Pas 30 minutash, valixhet nuk vijnë, dhe personi që duhet të më ndryshonte biletën nuk vjen. Shkoj tek asistentja e udhëtimit, dhe i them që kam këtë biletë për në Itali. Duhet të shkoja nga Parisi në Romë. Bëj dhe një xhiro, dhe valixhet nuk dolën. I thashë që të më prenotonte këtë udhëtim. Para se të ikja, kisha edhe 1 orë e gjysmë, dhe thashë të denoncoj valixhet që nuk më kishin ardhur. Më ndihmuan, dhe pas saj kaloi një person. Mendova se ndoshta më ka njohur. Ai më tha që kemi një vend për Milano, por duhet të njoftoni avionin tjetër, që unë do spostohem për në Milano. Unë, pas 30 minutash drejt Milanos, u ngrita sepse kisha një frikë. Në të njëjtin moment që unë u tremba, ndodhi edhe shpërthimi te avioni tjetër ku unë nuk hipa. Dhe radio tha që unë isha në avion, dhe mamaja ime e dëgjoi këtë lajm. Ajo sapo më dëgjoi zërin, filloi të ulëriste, dhe më tha që emri im ishte në listë. Mendoj se Zoti më dha një mesazh, e nuk ishte momenti im.”

Related posts

PSG-Barcelona, nis sfida për mbrojtësin e Tottenham

Sadik.Autor

NUK NDALEN ALUDIMET/ Goditja e fuqishme e Juventusit në merkato konfirmohet nga Spanja

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, Isak ndëshkon Kosovën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment