Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Klop zbulon të ARDHMEN: Kam kontratë këtu, por më PËLQEN të trajnoj në…

Trajneri aktual i Liverpulit, Jurgen Klop ka zbuluar prapaskenat në kohën kur ai ishte ende drejtues i ekipit të Borusias së Dortmundit.

Ai ka thënë se presidenti i Napolit, De Laurentis i ka kërkuar atij të shkojë të drejtojë ekipin e tij në Itali, por në fund ai ka zgjedhur që të drejtojë anglezët e Liverpulit, i cili sot do të ketë përballë të besuarit e Ançelotit, Napolin. “Unë kam ende edhe 3 vite e gjysmë kontratë me Liverpul dhe nëse do të më kërkojnë sërish nga Seria A do të vij këtu, të drejtoj në Itali. Italia më pëlqen shumë, ashtu sikurse edhe ushqimi i saj edhe pse nuk e flas gjuhën tuaj. Më pëlqen presidenti De Laurentis, një njeri që i thotë gjërat troç, pa u fshehur pas fjalëve. Ai ka ditur gjithnjë të zgjedhë trajnerët e duhur për Napolin, si Benitez, Sarri dhe tani Ançeloti. Unë, tani për tani, jam i kënaqur te Liverpul, në të ardhmen mund të jem në Serinë A”- ka thënë Klop.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Valencia. Rezultati 4-1

Delo.autor

Raiola shtyn Donnarumma-n drejt Liverpool

Sadik.Autor

E BUJSHME NAG ANGLIA/ Dëshiron largimin, klubi i madh i Premier League presing për yllin e Fiorentinës…

Delo.autor

Leave a Comment