Futboll Premier League Sport

REALI “LIKUJDON” VALENCIAN/ Kreu është më pranë

Pas fitores në mesjavë, Reali i Madridit është rikthyer te fitorja edhe në kampionat.

Madrilenët likujduan pastër 2-0 Valencian. Në “Santiago Bernabeu” u zhvillua një takim pa shumë histori, kjo edhe për shkak se vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh. Një largim jo i mirë i Waas bëri që Reali të kalonte në avantazh pas vetëm 8 minutash. Mbrojtësi ishte i pafat te krosimi i Dani Carvajal dhe me kokë tundi rrjetën e Netos.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë solli edhe golin e qetësisë për të besuarit e Santiago Solarit. Ishte talenti Lucas që mori një top nga Benzema dhe me të majtën dyfishoi shifrat. Me këtë fitore Reali numëron 23 pikë, -3 nga kreu, i cili mbahet nga Sevilla, që viziton Alaves ditën e nesërme.

Ndërkohë Valencia mban vendin e 13-të me 17 pikë.

Related posts

Rusi 2018/ Ters dëmtimesh, edhe Franca humb një yll në mbrojtje

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Tifozët “shpërthejnë” kundër Juventus: Ju interesojnë vetëm rrjetet sociale dhe… (FOTO)

Delo.autor

Harroni Messin, Ronaldon dhe Neymarin/ Ky është favoriti kryesor për “Topin e Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment