Futboll La Liga Sport

REALI NUK BIND/ Benzema dhe Courtois janë heronjtë e galaktikëve, Isco kthehet në çështje

Real Madrid ka përmbushur pritshmëritë, duke fituar mbrëmjen e të shtunës në “Santiago Bernabeu”, ndaj Rayo Vallecano, ndonëse me rezultatin e ngushtë 1-0. Madrilenët riktheheshin në La Liga me domosdoshmërinë për të rikthyer harmoninë në ekip, mes tifozëve dhe për të riqetësuar ujrat pas atij zhgënjimi të paprecedentë në mesjavë, kur u mundën në shtëpi me rezultaitn 3-0 nga CSKA Moskow në takimin e fundit të vlefshëm për fazën e grupeve të Champions League. Dhe Rayo Vallecano, ekipi i parafundit në klasifikim me vetëm 10 pikë në 16 javë kampionat ishte kundërshtari perfekt për misionin e Los Blancos.

Avantazhi minimal, por i hershëm, falë golit të realizuar nga Benzema që në minutën e 12’ të takimit i ka dhuruar vendasve qetësinë e nevojshme për të administruar lojën, duke ia bërë të pamundur skuadrës së Rayo Vallecano që të vihet në zotërim të topit, e jo më që të rrezikojë portën e Real Madrid, që vazhdon të mbrohet nga ​​Courtois, me Velázquez që ka patur shansin e vetëm për të barazuar rezultatin me kokë. Real Madrid ka vijuar të tentojë gjetjen e golit të dytë, por ka dështuar në të gjitha rastet, me dy rastet më flagrante, kur topi i goditur nga Kroos në pjesën e parë u përplas në shtyllë, ndërsa në pjesën e dytë, Ramos ka dërguar topin në rrjetë në të 64’ me një gol fantastik me kokë, por arbitri dhe VAR ka konfirmuar pozicionin e parregullt të kapitenit të Los Blancos, duke anulluar golin. Dramatike për Real Madrid kanë qenë momentet e fundit të ndeshjes, me Courtois që ka shpëtuar portën në dy raste gati fatale.

Gjithsesi, edhe pse vetëm me një fitore minimale, 1-0 ndaj vendit të parafundit, Real Madrid ka realizuar objektivin e tij, fitoren, 3 pikët dhe rikthimin e frymës pozitive. Një optimizëm që cënohet tashmë vetëm nga Isco, i shndërruar në çështje te Los Blancos. Isco tashmë konsiderohet më shumë larg se pranë klubit, dhe ndeshja e sotme konfirmoi shanset e mëdha që futbollisti të largohet që në merkaton e janarit. Isco ishte në pankinë në përballjen e kësaj të shtune, duke konfirmuar shqetësimin e klubit për gjëndjen e tij fizike, por mbi të gjitha edhe të karakterit të tij. Me Lopetegui ai ka luajtur 70% të minutave, ndërsa nën drejtimin e trajnerit Solari vetëm 32%. Pas fitores 1-0 ndaj Rayo Vallecano, skuadra e Real Madrid shkon në kuotën e 29 pikëve në 16 javë dhe renditet në vendin e tretë të klasifikimit, vetëm 2 pikë larg Barcelonës që renditet në krye, por që ka një ndeshje më shumë në dispozicion.

Related posts

QËNDRIMI NË STOLIN REZERVË NDEZ SPEKULIMET/ Dybala drejt transferimit tek PSG, nëse ndodh kjo gjë

Delo.autor

PLAS SKANDALI/ Trajneri i skuadrës së njohur dhunon fizikisht ish-bashkëshorten në mes të rrugës (PAMJE TË RËNDA)

F.autor

ZYRTARE/ Juventus konfirmon dy raste pozitive me Covid-19, skuadra futet në izolim

Delo.autor

Leave a Comment