Futboll Shqipëri Sport

KASTRIOTI “LUFTON” PËR MBIJETESË/ Nica: Nuk do të jetë si kundër Tiranës, s’kemi asgjë konkrete për…

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica ka folur para ndeshjes me teutën, ku u shpreh optimist për marrjen e pikëve. Edhe pse luajnë kundër një skuadre që pretendon vendet e para të renditjes, Nica ka besim te forca e grupit dhe te lojtarët e tij:

“Sigurisht, ka qenë një javë intensive, më është dashur mua, kolegëve të mi, me kariku maksimalisht grupin për ndeshjen e radhës. Dihet që është një ndeshje e vështirë, me një kundërshtar që ka moral të lartë.

Ata janë mirë në renditje, kanë lojtarë cilësorë brenda. Ne nuk duhet të luajmë si Tirana, impenjimi duhet të jetë maksimal. Përqendrim dhe mendje për tu ngritur më shumë në lojë.

Të marrim pikë, kemi shumë arsye për të menduar fitoren. Luajmë në fushën tonë dhe nuk ka asgjë të paarritshme. Kësaj jave, nuk kishte faj vetëm sulmi, pasi e gjithë skuadra nuk funksionoi.

Por ne e themi që kërkojmë impenjim maksimal dhe zbatim i të gjitha detyrave një për një, si dhe optimizëm për fitoren.

Merkato? Diskutojmë me klubin, por plane konkrete nuk kemi. Por shpresa vdes e fundit dhe do të ngul këmbë për riformatimin e skuadrës dhe përforcimin e saj. Le ta shikojmë sa do të mbështetemi”,- u shpreh Nica.

Related posts

Jose Mourinho: E meritojmë vendin e dytë në Premier Leagues

Sadik.Autor

“I MARKUAR” NË RRUGË, CR7 ME TRUPROJA NË STËRVITJE/ Rroga e Ronaldos rrit shpenzimet e Manchester United

Delo.autor

Valentina “pushton” Instagramin/ “TËRBON NDJEKËSIT” me setin e ri fotografik (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment