Futboll Seria A Sport

REKORD NEGATIV PËR MILANIN/ Elliott humb durimin me Gattuson, gati zëvendësuesi…

Asnjë gol i shënuar në katër ndeshje të njëpasnjëshme. Ky është rekordi negativ i vendosur nga Milan-i i Gattusos, që tani ka shkuar tri pikë larg zonës Champions League.

Barazimi 0-0 kundër Frosiones ka zemëruar Elliott dhe administratorin e deleguar të kuqezinjve, Ivan Gazidis. Një pjesë e drejtuesve e mbështesin akoma Gennaro Gattuson dhe duan ta konfirmojnë.

Për momentin, për shkak të ndeshjes së radhës që do të luhet pas tri ditësh, zgjidhja me thjeshtë është që trajneri të vazhdojë në detyrën e tij dhe më pas të pritet ndërprerja e kampionatit për pushimet e dimrit.

Arsene Wenger është kandidati kryesor, por ka edhe disa alternativa të tjera nëse francezi do të ishte i paarritshëm. Bëhet fjalë për ish-milanistin Donadoni, Guidolin, i cili ka punuar me presidentin Scaroni te Vicenza, dhe Paulo Sousa, për të cilin interesohet edhe Roma.

Gattuso do të ketë edhe një mundësi, por nuk është e thënë që një fitore të mjaftojë për të shmangur shkarkimin.

Related posts

Lorenzo akuza Ducatit: Nuk besuan asnjëherë tek aftësitë që unë disponojë

Sadik.Autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, 45 minuta të “vdekura” në kryeqytet

Delo.autor

Chelsea dhe Barca interesohen për mesfushorin e Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment