Futboll Premier League Sport

ZBULON MERKATON E JANARIT/ Emery: Dua lojtarë që janë gati, ky është i preferuari im

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, shpreson që janari të sjellë përforcime për skuadrën e tij, në mënyrë që “topçinjtë” të vazhdojnë të duelojnë me skuadrat e tjera për titullin kampion në Premier League. Dhe një prej lojtarëvë që trajneri spanjoll kërkon me ngulm tek Arsenali është mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez.

24-vjeçari konsiderohet i rëndësishëm për Emery, që e njeh mirë lojtarin, duke qenë se të dy kanë punuar së bashku te Sevilla. “Unë mendoj se klubi po punon fort në merkato, për të sjellë lojtarë të tjerë kampionë dhe të rëndësishëm. Duhen përforcime, në mënyrë që muajt e mbetur të këtij sezoni të jenë pozitivë dhe të arrijmë objektivat”, tha Emery.

Merkato e janarit mund të na ndihmojë, sidomos në mbrojtje, ku kemi shumë mangësi, si në qendër ashtu dhe në krahë”, tha Emery, që i referohet problemeve të shumta që ka në mbrojtje për shkak të dëmtimeve të shpeshta që ka patur. “Dua lojtarë me përvojë, që kanë përvojë dhe janë gati për të zbritur në fushë”, u shpreh më tej Unai Emery.

Related posts

Ancelotti, trajner i madh për ndeshjet vendimtare

Sadik.Autor

BRUNO TELUSHI TEK ANORTHOSIS? Media qipriote nxjerr zbuluar “fake-newsin” e portaleve sportive në Shqipëri

Delo.autor

MILAN NË KRYE/ Ja si do të ndryshonte renditja e Serisë A nëse shtyllat dhe traversat do të kishin qenë gola…

Delo.autor

Leave a Comment