Futboll Seria A Sport

RIGJEN INTERIN “E TIJ”/ Ancelotti: Kam qenë dy herë pranë rikthimit, pasi…

Në pankinën numër 450 në Serinë A do ketë përballë një skuadër, për të cilën bënte tifozëri kur ishte i vogël. Meritë e një kushëriri milanez që i dhuroi një komplet zikaltër (fanellë dhe pantallona), duke e shndërruar në një mbështetës interist. Idhull kishte Macolën, Karlo Ançeloti.

Një herë madje ka qartë 45 minuta për të bindur kujdestarin që ta linte në stadium për të parë Mantova-Inter. I shkoi pranë, madje, transferimit te klubi i zemrës në moshën 19 vjeç. E sigurt është që Ançeloti do kthehet në stadiumin “e tij”, teatrin e 13 viteve të kaluara te Milani ku, si lojtar e më pas si trajner, fitoi plot 16 trofe.

Përballë do ketë edhe një njohje të vjetër italiane: Luçiano Spaletin që, mes teknikëve ende në aktivitet me klubet, është kolegu me të cilin është sfiduar më shpesh gjatë karrierës: 6 fitore për Ançelotin, 5 barazime dhe 10 humbje në një bilanc negativ. Tani “Karleto” ndihet mirë në Napoli, nuk di çfarë është stresi sepse, siç rrëfen në intervistën për “Corriere della Sera”, ka gjetur një “ilaç” gjenial: altruizmin.

Ançeloti, u rikthyet në Itali pas shumë vitesh. Çfarë vendi gjetët?

Italia është e mrekullueshme, vendi më i bukur në botë.

Kalojmë te futbolli: dominimi i gjatë i Juves, a përbën problem për kampionatin?

Mendoj se jo, pasi nuk e ul pasionin e tifozëve të tjerë për skuadrën e zemrës. Përkundrazi.

Shini sinjale pozitive të rilindjes së futbollit italian?

Po: në kampionat ka një cilësi të mirë loje; kombëtarja po aktivizon talente interesante; ka një president të ri në federatë, me ide të qarta. Janë  hedhur disa hapa përpara.

E keni cilësuar Napolin konkurrues: po në cilin front?

Për të fituar. Objektivi për një skuadër është të luftojë deri në fund të kampionatit.

Tani do përballeni me Interin, që po kalon një moment të ndërlikuar.

Të japin përshtypjen e një skuadre dhe klubi që po rritet, çdo vit afrojnë lojtarë të rëndësishëm.

Megjithëse, gjatë viteve të fundit Milano i ka munguar futbollit.

Çështjet në katet e larta të klubeve kanë ndikuar. Por, Interi për momentin duket se është sistemuar: ka një projekt të qartë. Milani qëndron disa hapa më prapa: fondi “Elliott” në 5 vite do përpiqet të ringrejë klubin në nivelet e larta, përpara afrimit të një pronari tjetër.

Po ju ishit vërtet pranë rikthimit te Milani?

Dy herë: kur u largova nga Reali, Galiani erdhi të më kërkonte në Madrid, por m’u desh të rimerrja veten nga një problem në çervikale; më pas një herë tjetër Fasone kreu një gjysmëtentativë, pasi u largova nga Bajerni.

Çfarë i kërkon Ançeloti Babagjyshit?

Asgjë, jam i lumtur kështu.

Related posts

ROMANCË DHE SPEKTAKËL/ Rio Ferdinand i PROPOZON Kate Wright në qiell…(FOTO)

Isa.Autor

Çmenduria e Sunderland: Ja kush është kapiteni i ri

Sadik.Autor

MBYLLET TELENOVELA “POGBA”/ Manchester United merr vendimin përfundimtar

Sadik.Autor

Leave a Comment