Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA PËR DY LOJTARËT/ Milani dhe “Blutë e Londrës” po finalizojnë shkëmbimin Morata – Higuain

“Milani dhe Chelsea po finalizojnë detajet e një shkëmbimi jo të lehtë, por pothuajse të pashmangshëm”. Me këtë deklaratë, “Mediaset” pohon se shkëmbimi mes Alvaro Morata nga Gonzalo Higuain do të kryhet nga 1 janari 2019.

Leonardo dhe Marina Granovskaia, të cilët kanë mbajtur bisedime prej disa javësh edhe për Tiémoué Bakayoko dhe Cesc Fábregas, thuhet se kanë konkluduar në dy skenarë hipotetikë për të zgjidhur të ardhmen e dy lojtarëve.

Skenari i parë: Higuain kalon te Chelsea në formën e huazimit, me mundësi për t’u blerë në muajin qershor, për sa kohë edhe Juventusi pajtohet, ndërsa Morata do të luajë i huazuar te kuqezinjtë për 18 muaj.

Skenari i dytë: shkëmbimi i lojtarëve për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh, pastaj shkëmbimi përfundimtar pa ndonjë përfitim ekonomik në merkaton e verës, duke i paguar “Zonjës së Vjetër” 36 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Related posts

Një tjetër opsion “BOMBË” për STRAKOSHËN… ndaje mendjen djalë (FOTO)

Isa.Autor

Florentino Perez e takon babanë e Neymarit

Q.Autor

SFIDA NDAJ FRANCËS PËR “EURO 2020″/ Portierët e Zvicrës stërviten me syze speciale, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

Leave a Comment