Futboll Ligue 1 Sport

RIKTHEHET PAS LËNDIMEVE/ Neymar: Jam shumë i lumtur që do të luajmë kundër Man Unitedit, tani…

Pasi u përballë me probleme të ndryshme gjatë 2018-es, sulmuesi i Paris Saint-Gremain insiston se tani ai është kthyer në formë të plotë.

Neymar ka konfirmuar se ai është “100 për qind në formë” pas lëndimeve të tij të njëpasnjëshme më 2018-kurse qysh tani është duke menduar për ndeshjen kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

Braziliani pësoi frakturë në shputë në ndeshjen kundër Marseille në shkurt ku u kthye vetëm për Botëror, por nuk mundi të shkojë më larg se në çerekfinale në këtë garë.

Neymar vazhdon të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë, ka pasur edhe lëndime të tjera këtë sezon po ashtu, me një rikthim të lëndimit gjatë një miqësore që e la atë po ashtu disa javë jashtë.

Megjithatë, ai i ka ndihmuar PSG-së që të përfundojnë të parët në grup dhe të kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira, kurse tani është duke i mbushur cilindrat pasi që e pret një sezon të gjatë e të vështirë.

“Kthimi dhe loja bashkë me shokët e tjerë të skuadrës është gjithmonë e mirë”, tha Neymar për faqen zyrtare të PSG-së.

“Ishte një situatë shumë e mërzitshme, me lëndimin tim dhe pastaj me eliminimin në Botëror, por ju duhet të gjeni inspirim në episode të tilla dhe të fokusohesh në objektivat e tua të reja”.

“Mendoj se ishte një fillim i vështirë i sezonit, por ishte shumë e rëndësishme dhe ne punuam dhe ja dolëm mirë. Tani jam 100 për qind mirë dhe jam në formë”.

“Ishte e vështirë që të adaptohet për t’u kthyer në formë të plotë në ndeshjet garuese pas lëndimit dhe operacionit. Por tani, me të vërtetë, ndihem mirë”.

Marrëdhëniet e Neymar me Edinson Cavani vazhdojnë që të jenë jo të mira, por sulmuesit thotë se ata dy, bashkë me Kylian Mbappen, tani janë duke ja dal mirë së bashku”.

“Ne jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi dhe çdo ditë po bëhet më të mirë: ne po arrim që të njohim më mirë njëri tjetrin”, tha Neymar.

“Ky është objektivi i jonë: që të gjithë të jemi të lumtur, të shënojmë dhe të asistojmë për njëri tjetrin, kështu që në fund të ndeshjes të jemi të lumtur-madje më i rëndësishmi është ti fitojmë ndeshjet”.

Neymar ka folur edhe për takimin me United në 1/8-en e finales me United, të cilët caktuan Ole Gunnar Solskjaer si trajner për muajt e këtij sezoni pas largimit të Jose Mourinhos.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Old Trafford më 12 shkurt para se ata të takohen në Paris më 6 mars.

“Isha i lumtur me shortin; do të jenë dy ndeshje të mëdha në mes dy skuadrave të mëdha”, tha ai. “Ne e dimë kualitetin që ka Manchester United dhe ne e dimë që ata kanë lojtarë me mentalitet fitues”.

“Trajneri ka ndryshuar dhe do të përdor stil të ndryshëm loje-ata janë në proces të ndryshimit të gjërave-por ne i dimë kualitetet që ata kanë”.

“Me pëlqejnë këto ndeshje të mëdha dhe gjithmonë kam dëshirë të luaj me ta. Jam shumë i lumtur që do të luajmë kundër Unitedit”.

Related posts

Thyeu rekordin e madh te Napoli, vjen urimi i Maradonas për Hamsik: Të lumtë, por mos u ndal më!

Q.Autor

HUMBJA NDAJ TOTTENHAMIT NË CHAMPIONS/ Mesfushori Gundogan: Kemi marrë vendime të gabuara dhe jemi…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ VERONAS/ Juventus në krizë rezultatesh, Allegri dhe klubi marrin vendimin

Delo.autor

Leave a Comment